Bllokohen 24 prona e 11 villa në Prishtinë, Graçanicë dhe Novobërdë

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka bllokuar 24 prona dhe 11 villa në Prishtinë, Graçanicë dhe Novobërdë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bllokuar përkohësisht 24 prona të paluajtshme dhe 11 objekte (villa) në Prishtinë, Graçanicë dhe Novobërdë, në kuadër të hetimeve kundër të pandehurit G.G., i dyshuar për veprat penale të mashtrimit dhe shmangies nga tatimi.

Sipas Prokurorisë, ka dyshime të bazuara se këto prona janë përfituar në mënyrë të paligjshme përmes veprave penale.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, në vazhdën e veprimeve hetimore në çështjen penale kundër të pandehurit G.G për veprën penale ‘Mashtrimi’, nga neni 323 par 4 dhe ‘Shmangia nga Tatimi’, nga neni 307 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës ka nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të 24 pronave të paluajtshme dhe 11 objekteve (villa), për të cilat ka dyshim të bazuar se janë përfituar me vepër penale”, thuhet në njoftimin e Sistemit Prokurorial.

Vlera e pasurisë së bllokuar arrin qindra mijëra euro, ndërsa sipërfaqja e përgjithshme e pronave të ndaluara është 55,687 metra katrorë.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika