Bllokohen doganat e Serbisë, Bosnjes dhe Malit të Zi

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka bërë të ditur se, bazuar në një njoftim të autoriteteve doganore të Malit të Zi, në datat 14 deri më 16 prill 2026 do të zhvillohet një protestë e transportuesve në Mal të Zi, Bosnje dhe Hercegovinë, si dhe në Serbi.

Për pasojë, gjatë këtyre ditëve pritet të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit për mjetet e tonazhit të rëndë, shkruan Euronews Albania.

Autoritetet sqarojnë se përjashtim nga kjo masë do të kenë vetëm transportet që përfshijnë kafshë të gjalla, rastet emergjente, si edhe lëvizja e automjeteve të vogla.

Kufizimet do të jenë në fuqi përgjatë periudhës 14–16 prill 2026.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika