Bllokohet rruga në Rudarë, dëgjohen sirenat në Veri

Sipas burimeve të RTV Dukagjinit, ishin në plan që me datën 16 dhjetor, përkatësisht dy ditë para zgjedhjeve në Veri të vendoseshin barikada mirëpo, plani ka ndryshuar dhe tashmë rruga në Rudarë është bllokuar





Sipas informatave të REL-it nga terreni, rrugët janë bllokuar në Rudarë, komuna e Zveçanit, si dhe në Leposaviq.

Sipas burimeve të RTV Dukagjinit, ishin në plan që me datën 16 dhjetor, përkatësisht dy ditë para zgjedhjeve në Veri të vendoseshin barikada mirëpo, plani ka ndryshuar dhe tashmë rruga në Rudarë është bllokuar.

Po ashtu, në Mitrovicën e Veriut dhe në Rudarë janë dëgjuar sirenat.

Krahas kësaj, edhe një tjetër kamion është parë duke shkuar në drejtim të Rudarit.

Në Rudarë janë parë edhe automjetet e ndihmës së parë. Sipas informacioneve jozyrtare është arrestuar një nga ish-pjesëtarët e Policisë së Kosovës nga veriu i Kosovës.

Në këto momente po grumbullohen njerëz në disa lokacione në veri të Kosovës,po raporton mediumi serb, N1.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika