BMW-ja kapet me 143 km/h në zonën 50 km/h në Ferizaj – shoferi gjobitet dhe i ndalohet drejtimi i mjetit
Njësia e Trafikut Rrugor në Ferizaj ka kapur një automjet të markës BMW me targa të huaja duke lëvizur me shpejtësi ekstreme prej 143 km/h në fshatin Dardani, përgjatë rrugës magjistrale Ferizaj–Gjilan, në një zonë ku kufizimi i lejuar është vetëm 50 km/h. Sipas njoftimit të Policisë, ndaj shoferit A.R., 33 vjeç, është shqiptuar gjobë […]
Njësia e Trafikut Rrugor në Ferizaj ka kapur një automjet të markës BMW me targa të huaja duke lëvizur me shpejtësi ekstreme prej 143 km/h në fshatin Dardani, përgjatë rrugës magjistrale Ferizaj–Gjilan, në një zonë ku kufizimi i lejuar është vetëm 50 km/h.
Sipas njoftimit të Policisë, ndaj shoferit A.R., 33 vjeç, është shqiptuar gjobë prej 300 euro për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, si dhe masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjetit për një periudhë prej 3 muajsh.
Policia Rajonale e Ferizajt u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit rrugor, me qëllim të garantimit të sigurisë për të gjithë.















