BNE do të përballet me ekipin Sprout në turneun REPUBLEAGUE CS:GO

Ekipi nga Kosova Bad News Eagles, të mërkurën do të nisë rrugëtimin në turneun REPUBLEAGUE, ku do të përballet me ekipin gjerman Sprout

Bad News Eagles do të përballet me ekipin Sprout në turneun REPUBLEAGUE CS:GO

Të mërkurën do të zhvillohet ndeshja e parë për ekipin Bad News Eagles, në kuadër të turneut REPUBLEAGUE, i cili do të ndajë çmime në vlerë 130 mijë euro.

Kundërshtari i parë me të cilin do të përballet ekipi shqiptar, do të jetë ekipi gjerman Sprout, të cilët renditen në vendin e 30–të në ranglistën botërore të CS:GO.

Ndeshjen të cilën do ta zhvillojnë sot dy ekipet, do të luhet në formatin ‘Bo3’, ku ekipi fitues do të kalojë në gjysmëfinale të ‘Upper Bracket’, ndërsa ekipi humbës kalon në ‘Lower Bracket’.

Duke filluar nga ora 16:00, sot (e mërkurë), mund ta ndiqni ndeshjen ndërmjet Bad News Eagles dhe Sprout, në kanalin zyrtar të REPUBLEAGUE, në platformën Twitch, por edhe në faqen e komentatorit kosovar “Xhoci”.

Ekipi Bad News Eagles

Turneu REPUBLEAGUE me çmime prej 130 mijë eurosh ka siguruar pjesëmarrjen e disa ekipeve të profilit të lartë, duke përfshirë këtu edhe ekipin nga Kosova, Bad New Eagles.

Pas përfundimit të turneut PGL Major 2022, BNE mori ftesën në turneun REPUBLEAGUE së bashku me ekipin NIP, Imperial, fnatic ,Eternal Fire, Entropiq, forZe dhe 1WIN.

/PORTALI D/

Bad News Eagles ftohen në turneun e radhës me vlerë 130 mijë dollarë

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika