Boban Bogdanoviq rrëfen se si donin ta likuidonin në Serbi pasi vizitoi Kosovën, dhe ofertën që Lista Serbe ia bëri

Boban Bogdanoviq

Profesori serb, Boban Bogdanoviq, ka ikur nga Serbia veç pak kohë pasi ai ishte në vizitë në Kosovë.

Ai aktualisht është nën mbrojtjen 24 orëshe nga tri shtete evropiane në një vend sekret.
Bogdanoviq ka rrëfyer se si u planifikua likuidimi i tij.

Për heshtjen e tij, Bogdanoviqit iu ofrua udhëheqja e Listës Serbe, patundshmëri në Kosovë, një apartament në Beograd dhe dy milionë euro në dy vitet e ardhshme. Profesori thotë se ka paralajmëruar edhe për sulmin terrorist në Banjskë dhe se pas tij qëndrojnë Milan Radoiçiq, Aleksandar Vulin, Aleksandar Vuçiq dhe gjenerali Mojsiloviç.

Profesori i shquar i Beogradit, Boban Bogdanoviqnga, në një vend sekret jashtë Serbisë, në një intervistë për “Bosnja e Lirë”, zbuloi detajet e frikshme të terrorit dhe persekutimit të paparë që përjetoi në vendin e tij, Serbinë.

Bogdanoviq, doktor i shkencave ekonomike, disident politik, analist i sigurisë për Ballkanin Perëndimor dhe ish-sekretar i përgjithshëm i IEAS, jeton sot nën mbrojtjen 24-orëshe të tri vendeve evropiane. Ai ka rrëfyer se si nisi drama në jetën e tij, pas së cilës ai u detyrua të largohet nga Serbia e Aleksandar Vuciqit, raporton Gazeta Express

“Kur emigrova nga Serbia, në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, në Zvicër mora mbrojtje nga tre shtete, nga Zvicra, Franca dhe Britania e Madhe. Vetëm dy muaj më parë më lejuan të përdor telefonin dhe të hyja në internet. Gjithçka u bë që të mos më zbulonte BIA-ja serbe dhe FSB-ja ruse, kështu që vetëm tani kam mundësinë të flas me familjarët e mi”, ka rrëfyer ai.

Gjithçka ndodhi vitin e kaluar, kur Bogdanoviq erdhi në Kosovë për një takim me kryeministrin Albin Kurti. Ishte ky moment që e detyroi atë të largohet sa më shpejt prej Serbisë.

“Filloi kur u përballa me Aleksandar Vuçiqin dhe ‘botën e tij serbe’ me pikëpamjet e mia politike. Paraprakisht, në vitin 2022, si përfaqësues i organizatës sime politike, kam vizituar zyrtarisht Republikën e Kosovës dhe jam takuar me kryeministrin Albin Kurti, ku kemi shkëmbyer shumë mendime për marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Serbisë dhe Republikës së Kosovës. Pas kthimit tim në Beograd, kjo u pa si një akt tradhtie dhe që nga ai moment isha nën vëzhgimin e agjencive të inteligjencës serbe dhe ruse”, rrëfen Bogdanoviq.

Ai thotë se që nga fillimi i vitit 2023 deri në internim, ka qenë i ekspozuar ndaj një presioni të jashtëzakonshëm.

“Në një moment, presidenti Vuçiq dërgoi Novak Nediqin për të biseduar me mua në qershor. Oferta ishte që veprimtaria ime politike të harrohet, se unë jam jashtëzakonisht i nevojshëm për Serbinë, më shumë sesa për Republikën e Kosovës. Se do të më ofrohej të marr Listën Serbe në Kosovë, pasi gruaja ime është nga Kosova”, vazhdon rrëfimin e tij ai.

Sipas Bogdanoviq, oferta nuk përfundoi me kaq.

“Më thanë të kthehem në Kosovë dhe me këtë të marr patundshmëri në Kosovë… në Mitrovicë, një apartament në Beograd në ujë dhe dy milionë euro në dy vitet e ardhshme. Kishte një kërcënim fiks – ‘Nëse e refuzoni, mund të flasim ndryshe’. Kur i refuzova të gjitha këto, presidenti Aleksandar Vuçiq thirri një konferencë të jashtëzakonshme për media ku më akuzoi se jam mercenar i Republikës së Kosovës. Arsyeja ishte edhe se në maj të vitit 2023 kam kërkuar që Lista Serbe të shpallet organizatë terroriste”, tha ai

Bogdanoviq rrëfen se ai e ka ditur se do të ndodhë sulmi terrorist në Bansjkë, para se ai të ndodhte. Madje thotë të ketë dërguar mesazhe të fshehta komunitetit ndërkombëtar nëpërmjet rrjeteve sociale, duke i paralajmëruar për sulmin që ndodhi më 24 shtator.

“Duke qenë se isha nën vëzhgimin e shërbimeve, nuk munda të dilja publikisht me të, por i dërgova një mesazh të fshehtë në rrjetet sociale komunitetit ndërkombëtar në të cilin paralajmërova se çfarë do të ndodhte në Banjskë. Shpresoja që shërbimet e sigurisë së vendeve të huaja të ndiqnin mesazhin tim, por fatkeqësisht askush nuk u përgjigj dhe humbën katër jetë. Një orë pas fillimit të sulmit terrorist në Banjskë, njoftova se pas gjithçkaje qëndronin Milan Radoiçiq, Aleksandar Vulin, Aleksandar Vuçiq dhe gjenerali Mojsiloviç. Sigurisht, gjithçka që thashë më vonë u realizua. Që atëherë jeta ime ka qenë e padurueshme, jam ndjekur, telefonatat e mia janë përgjuar…”.

Bogdanoviq thotë se falë Pedja Obradoviq, ai sot është gjallë.

“Falë një njeriu, dhe mund të shkruani se, bëhet fjalë për zotin Pedja Obradoviq, i cili më thirri dhe më tha të takohemi në një qendër tregtare në Beograd, për të më thënë se kam 72 orë për të ikur jashtë vendit ose do të likuidohem. Ai njeri më shpëtoi jetën”.

Persekutimi ndaj tij thotë se ka qenë i tmerrshëm. Duke filluar nga videot e rreme dhe aktakuza të shpikura nga njerëzit e Vuciqit.

“E gjithë makineria u shfrytëzua, Vuçiqi dhe njerëzit e tij shpikën disa aktakuza kundër meje, u bë një video e rreme e thellë që më tregonte në mënyrë të rreme duke konsumuar drogë, gjithçka ishte gati për të justifikuar likuidimin tim. Më pas në skenë do të hynin mediat nën kontrollin e regjimit, të cilat do të justifikonin gjithçka me vrasjen e një droge. Në atë periudhë kur u largova nga Serbia duhet të isha likuiduar. Me ndihmën e miqve të mi arrita që fillimisht ta nxjerr familjen, pastaj vetë u largova nga Serbia dhe falë tyre tani vazhdoj luftën time politike për një Serbi evropiane”.

“Serbia është i vetmi komb në botë që humbjet i kthen në fitore, që gënjeshtrat i kthen në të vërteta dhe krimet dhe gjenocidet i kthen në një fushatë humanitare. Përveç gjenocidit të tmerrshëm që ndodhi në Srebrenicë, një nga protagonistët kryesorë të atij gjenocidi, Aleksandar Vuçiq, thotë se nuk ishte përgjegjës për atë gjenocid. Ne e dimë se gjenocidi ka ndodhur në periudhën nga 11 deri më 21 korrik 1995. Më 20 korrik i njëjti horr Vuçiq del në foltoren e Kuvendit të Serbisë dhe thotë atë fjalinë e famshme – “Për një serb do të vrasim 100 myslimanë, pra le të bombardojnë amerikanët pozicionet apo kushdo tjetër…” Pra, ai direkt. i thotë Ratko Mlladiqit dhe të gjithë gjakatarëve që të kryejnë një fushatë të vrasjes së boshnjakëve”

Bogdanoviq thotë se duart e  Aleksandar Vuciqit tij janë të mbuluara me gjak deri në bërryla me me tmerret e kryera në Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë dhe Serbi.

“Sado që miqtë e mi politikë boshnjakë, kroatë dhe kosovarë të përpiqen të ruajnë paqen, për fat të keq, Aleksandar Vuçiq dhe Milorad Dodik do të krijojnë përsëri ferr në territoret e ish-Jugosllavisë”.

“Unë insistoj që Republika e Kosovës të jetë anëtare e të gjitha organizatave ndërkombëtare, e veçanërisht anëtare e Kombeve të Bashkuara, sepse kështu Aleksandar Vuçiqit do ta pamundësojë fillimin e një lufte të re në Kosovë”.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika