Bogujevci në Këshill të Evropës: Vij nga një vend ku më parë gratë kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, ka thënë se dhuna seksuale që po kryhet nga ushtria ruse në Ukrainë duhet të dënohet

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, në fjalën e saj të mbajtur në Asamblenë e Këshillit të Evropës, ku është diskutuar për dhunën seksuale në Ukrainë, ka thënë se nuk e ka menduar që në një shtet tjetër Evropian dhuna seksuale do të përdorej si armë lufte.

Bogujevci, ka theksuar nevojën e adresimit të dhunës seksuale në Ukrainë si dhe mbështetjen e të gjitha viktimave.

Nënkryetarja e Kuvendit, është rrëfeu se si jo shumë kohë më parë dhunën seksuale gjatë luftës e kanë përjetuar edhe gratë në Kosovë.

“Unë vij nga një vend ku jo shumë kohë më parë gratë e kanë përjetuar dhunën seksuale gjatë luftës. Asnjëherë nuk e kam menduar që do të flisnim për një vend tjetër në Evropë që përjeton të njëjtin fat. Duke parë se çfarë po ndodhë në Ukrainë, unë shpresoj që ky raport do ti shtyjë jo vetëm shtetet anëtare ta prioritizojnë por edhe t’i bëjnë të gjitha përpjekjet e mundshme që ta adresojnë dhunën seksuale që është duke ndodhur në Ukrainë nga ushtria Ruse”, ka thënë ajo.

“Kjo nuk është hera e parë që dhuna seksuale po përdoret si armë lufte. Në vitet e 90-ta e njëjta gjë ka ndodhur në Ballkan. Në vendim tim po ashtu. Ata të cilët i planifikojnë dhe i kryejnë këto strategji jonjerëzore shpeshherë nuk marrin kurrfarë ndëshkimi”, ka vijuar ajo.

Ajo tha se të gjithë ata që kanë kryer krime dhe sidomos ato të dhunës seksuale të vendosen përballë drejtësisë dhe t’i marrin ndëshkimet e merituara.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika