Bogujevci në KiE: Serbia vazhdimisht po kërkon pretekste për ta destabilizuar veriun

Në Asamblen Parlamentare të Këshillit të Evropës, në fjalën e saj, nënkryetarja Bogujevci ka thënë se Serbia vazhdon të koordinojë politika me Rusinë e të armatoset nga vet ajo. Krahas kësaj, e njëjta ka theksuar se qëllimi i Serbisë mbetet destabilizimi i Veriut të Kosovës

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci ka thënë se strukturat kriminale në Veri të Mitrovicës po inkurajohen direkt nga Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq për veprimete tyre në veri të Kosovës.

Aktualisht, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës po diskuton për tensionet e fundit në mes Kosovës dhe Serbisë. Në fjalën e saj, Bogujevci ka thënë se Serbia vazhdon të koordinojë politika me Rusinë e të armatoset nga vet ajo.

“Kosova si shtet po përballet me veprime ilegale të strukturave kriminale në veri të vendit të cilat po inkurajohen nga presidenti Vuçiq. Serbia asnjëherë nuk e ka distancuar veten nga krimet gjenocidale të Millosheviqit kundër shqiptarëve të Kosovës dhe minoriteve të tjera gjatë vitit 1998-99 dhe vazhdon të koordinojë politika me Rusinë e të armatoset nga Rusia. Serbia jo vetëm që nuk ndëshkoi dhe vendosi sanksione kundër Rusisë, por është shumë shqetësuese të shihen anëtarë të Wagnerit që janë dukur në veri të Kosovës duke hyrë nga Serbia”, ka deklaruar Bogujevci.

Sipas Bogujevcit, Serbia vazhdimisht po kërkon pretekste për ta destabilizuar veriun e Kosovës dhe një gjë të tillë po e bën për të iu shmangur dialogut me Republikën e Kosovës.

“Është e qartë se Serbia po kërkon vazhdimisht për pretekste për ta destabilizuar veriun e Kosovës. Po e bëjnë këtë sepse po përpiqen ta heqin veten nga dialogu politik me Kosovën, nga normalizimi i plotë i marrëdhënieve përmes marrëveshjes finale me njohje reciproke. Duke respektuar ligjin dhe duke luftuar krimin e organizuar nuk duhet të ketë alternativë dhe nuk është i adresuar në baza etnike, por në baza të veprimit të dikujt”, ka deklaruar Bogujevci.

Krahas kësaj, ajo ka thënë se Kosova është e përkushtuar ndaj sundimit të ligjit, të drejtave të njeriut, lirinë e medias dhe respektit e lirisë ndaj komuniteteve në Kosovë.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika