Bogujevci për Deklaratën për të Zhdukurit: Me këtë deklaratë Serbia pranon krimin e zhdukjes me forcë

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, lidhur me Deklaratën për të Zhdukur, të nënshkruar nga kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq, ka thënë se pas mohimit 24 vjeçar, me këtë deklaratë Serbia pranon krimin e zhdukjes me forcë

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, lidhur me Deklaratën për të Zhdukur, të nënshkruar nga kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq, ka thënë se pas mohimit 24 vjeçar, me këtë deklaratë Serbia pranon krimin e zhdukjes me forcë.

“Me këtë deklaratë e ngritë nevojën urgjente për përpjekje shtesë për të lehtësuar vuajtjet e familjeve. Gjithashtu për herë të parë pranon të ofrojë qasje në të gjitha materialet që do të ndihmojnë në gjetjen e personave të zhdukur me forcë – qofshin këto edhe materiale të klasifikuara”, ka shkruar Bogujevci.

Bogujevci ka shtuar se Republika e Kosovës është e përkushtuar për të zbardhur zhdukjet me forcë gjatë luftës dhe “për t’i dhënë fund ankthit të pritjes së familjarëve për të ditur fatin dhe vendndodhjen e më të dashurve të tyre”.

“Deklarata e sotme na sjellë një hap më afër të vërtetës. Shpresojmë që ky hap i rendesishëm do të lehtësojë sado pak dhimbjen e familjarëve”, ka shtuar ajo.

Kurti dhe Vuçiq miratojnë Deklaratën për të Zhdukurit

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika