Bojkoti në Zveçan

Nga shtatë mijë e 209 qytetarë, asnjë prej tyre nuk e ka shfrytëzuar të drejtën e votës në Komunën e Zveçanit

Nga shtatë mijë e 209 qytetarë, asnjë prej tyre nuk e ka shfrytëzuar të drejtën e votës në Komunën e Zveçanit, ku po votohet nëse duan t’i shkarkojnë kryetarët aktualë komunalë.

Ndryshe nga tri komunat e tjera, Zubin Potok, Mitrovicë e Veriut dhe Leposaviq, në komunën e Zveçanit po shihet një mobilizim i qytetarëve, të cilët kanë vendosur që ta bojkotojnë këtë proces.

Që nga mëngjesi i kësaj të diele e deri në orën 15:00, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në këtë komunë ka zero votime.

Ndërkaq, në Leposaviq kanë votuar 122 persona, në Zubin Potok 17 dhe në Mitrovicë të Veriut 64 persona.

Lista Serbe ka bërë thirrje për bojkotim të këtij votimi.

Kryetarët shqiptarë të komunave në veri i morën mandatet në prill të vitit të shkuar, nëpërmjet zgjedhjeve që po ashtu janë bojkotuar nga serbët, me thirrjen nga Lista Serbe.

Për t’i shkarkuar kryetarët duhet votuar 50 për qind plus një votues, që procesi të rezultojë i suksesshëm dhe të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme.

Në katër komunat në veri janë 23 qendra votimi, me 63 vendvotime dhe katër qendra për votim me kusht.

Sipas KQZ-së, në Leposaviq janë tetë qendra votimi, ndërkaq në Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut nga pesë – numër shumë më i ulët i qendrave të votimit në veri nga 43 sa ishin miratuar fillimisht nga KQZ-ja.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika