Bolton: Marrëveshja Kosovë-Serbi mund të arrihej tri vjet më parë, tani është e pamundur

John Bolton, ish-këshilltar për Siguri Kombëtare i ish-presidentit amerikan Donald Trump, ka thënë se stabiliteti nuk mund të arrihet nëse të dyja palët nuk janë të gatshme të arrijnë një marrëveshje, teksa shtoi se mundësia për të arritur një marrëveshje mund të kishte ekzistuar tri apo katër vjet më parë

John Bolton, ish-këshilltar për Siguri Kombëtare i ish-presidentit amerikan Donald Trump





John Bolton, ish-këshilltar për Siguri Kombëtare i ish-presidentit amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se nuk sheh ndonjë arritje të shpejtë të marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë.

Bolton ka thënë se stabiliteti nuk mund të arrihet nëse të dyja palët nuk janë të gatshme të arrijnë një marrëveshje, teksa shtoi se mundësia për të arritur një marrëveshje mund të kishte ekzistuar tri apo katër vjet më parë.

“Tani një opsion i tillë është i pamundur”.

Kështu është shprehur ai në një intervistë për gazetën serbe “Politika”, teksa është pyetur për marrëdhëniet aktuale midis Kosovës dhe Serbisë dhe shanset për të arritur një marrëveshje.

Për momentin nuk shoh ndonjë zgjidhje në horizont, siç ishte më parë. Kur isha këshilltar për sigurinë kombëtare në administratën e presidentit Trump, kisha njëfarë përfshirje në adresimin e kësaj çështjeje. Kishte njerëz që u përpoqën të bënin atë që mundën për të arritur një marrëveshje. Nëse Serbia dhe Kosova mund të pajtohen, me gjithë vështirësitë e brendshme, dhe të arsyetojnë një marrëveshje të tillë, mendoj se në atë rast nuk duhet të ndërhyjnë faktorët e jashtëm dhe të thonë se zgjidhja nuk është e pranueshme për ta, sepse mund të ketë pasoja diku tjetër”.

“Stabiliteti nuk mund të arrihet nëse të dyja palët nuk janë të gatshme të arrijnë një marrëveshje, e cila nuk është përdorur më parë. Në këtë kuptim, pushtimi rus i Ukrainës tregon se çfarë mund të ndodhë në kontinentin evropian, nëse çështjet e diskutueshme nuk zgjidhen”, është shprehur ai.

Teksa është pyetur për shqyrtimin e disa kornizave apo formulave të reja në zgjidhjen e çështjes në mes dy shteteve fqinje, Bolton ka theksuar se mënyra për t’iu qasur kësaj çështjeje, veçanërisht për sa u përket kufijve, është se asnjëra palë nuk duhet të pranojë atë që nuk dëshiron.

“Përveç nëse konfirmon se këta janë kufij de facto dhe se janë të gatshëm t’i pranojnë. Megjithatë, le të marrim si shembull mosmarrëveshjet e kahershme të opinioneve në lidhje me emrin Maqedonia e Veriut, të cilat u zgjidhën me kalimin e kohës. Nëse negociatat do t’u lihen palëve të angazhuara, do të jepte rezultate, sepse në të kundërt pengohet hyrja e atyre vendeve në Bashkimin Evropian dhe NATO. Për të mbrojtur qytetarët tanë dhe për të krijuar kushte më të mira ekonomike, duhet të punojmë për sigurinë reciproke rajonale dhe përmirësimin e ekonomisë”, shtoi ai.





Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika