Bonucci për De Ligt: Mendoj se duhet të tregojë respekt për Juventusin sepse investoi te ai

Pas largimit të Mathijs De Ligt nga Juventusi dhe bashkimit në Bayern Munich ka reaguar futbollisti i Juventusit, Leonardo Bonucci duke thënë se mendon që De Ligt duhet të tregojë respekt pasi Juventusi investoi te ai dhe i shërbeu për t’u rritur

Futbollistët, Leonardo Bonucci dhe Mathijs De Liigt

Pas tri vjet qëdrimi te Juventusi në Serie A, Mathijs de Ligt ka kompletuar kalimin te Bayern Munich.

Kontrata e De Ligt me Bayer Munich kushton 67 milionë euro plus 10 të tjera në formë bonusesh. Rreth largimit të tij nuk kanë qenë të befasuar lojtarët, duke përfshirë dhe kapitenin e Juventusit, Leonardo Bonucci.

Leonardo Bonucci i ka thënë De Ligt se duhet ta respektojë më shumë Juventusin sepse ka investuar në të.

“Nuk jam befasuar nga largimi i De Ligt pasi u kuptua në disa deklarata dhe nuk donte të qëndronte te Juventus. Por, mendoj se duhet të tregojë respekt pasi Juventusi investoi te ai dhe i shërbeu për t’u rritur”, ka thënë kapiteni i Juventusit.

“Unë i uroj më të mirën, por disa deklarata nga grumbullimet me kombëtaren ishin të tepruara. I kam folur pas pushimeve dhe ai e kuptoi. Bayern është një klub i madh, por kjo nuk garanton fitimin e trofeve”, u shpreh Bonucci.

Leonardo Bonucci ka shtuar se në këto dy vjet kontratë që i kanë mbetur, shpreson të rigjejë stabilitetin në Evropë.

“Mendoj se objektivi duhet të jetë çerekfinalja, më pas duhet edhe fati. Në një sezon që në mes ka edhe Botërorin, mendoj se mund të ndodhë gjithçka, prandaj pse të mos besoj në një Evropë bardhezi”.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika