BookFest 2026 në Albi Mall: Libraria Dukagjini sjell librin më afër lexuesit

Libraria Dukagjini sjell edhe këtë vit në Prishtinë një festë të veçantë të librit: BookFest, e cila do të mbahet prej 6 deri më 15 shkurt në katin e tretë të Albi Mall. Kjo ngjarje, e organizuar tradicionalisht nga Dukagjini, është bërë tashmë një adresë e dashur për lexuesit e çdo moshe dhe një mundësi e shkëlqyer për të zhytur veten në botën e librit në një ambient të ngrohtë dhe mikpritës.

Gjatë 10 ditëve të BookFest-it, vizitorët do të kenë mundësi të eksplorojnë një përzgjedhje të pasur titujsh nga zhanre të ndryshme, nga romanet e fundit deri te klasikët e dashur dhe të përfitojnë nga oferta të veçanta dhe çmime tërheqëse që do t’i bëjnë librat edhe më afër gjithsecilit. Përtej tregtimit, BookFest-i do të jetë një hapësirë ku libri takohet me lexuesin: me zbritje speciale deri 60%, lexime për fëmijë, vizatime, pantomimë si dhe aktivitete të tjera interaktive, të gjitha krijuar për t’i frymëzuar të vegjlit dhe të rriturit njësoj. Do të ketë edhe shpërblime dhe surpriza për pjesëmarrësit e rinj dhe të vjetër, duke e bërë këtë edicion të BookFest-it një përvojë për t’u mbajtur mend gjatë.

Për gjithë dashamirësit e letërsisë, autorë e lexues — ky është një moment i veçantë për t’u bashkuar me ne në Albi Mall, për të zbuluar, përzgjedhur dhe ndarë libra që zgjojnë imagjinatën. BookFest-i është edhe një falënderim për lexuesin që nuk ka mundësi të na vizitojë në një nga tre libraritë tona, dhe shpresojmë që ky event të sjellë një ndryshim të bukur në jetën tuaj letrare.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika