BookFest në Gjilan: Libraria Dukagjini sjell festën e librit në Albi Mall

Pas përfundimit të një edicioni të suksesshëm në Prishtinë, Libraria Dukagjini e sjell BookFest-in edhe në Gjilan, duke krijuar një tjetër hapësirë ku libri dhe lexuesi takohen në një atmosferë festive.

Nga 27 shkurti deri më 8 mars, në Albi Mall, vizitorët do të kenë mundësinë të bëhen pjesë e një feste të dedikuar tërësisht botës së librit.

Përgjatë këtyre ditëve, BookFest do të ofrojë një përzgjedhje të gjerë titujsh nga zhanre të ndryshme – nga risitë më të fundit letrare te klasikët e përjetshëm – me zbritje speciale deri në 60%.

Kji ngjarje nuk do të jetë vetëm një panair librash, por një përvojë e plotë kulturore për të gjitha moshat. Në program do të përfshihen lexime për fëmijë, aktivitete kreative si vizatime, pantomimë dhe surpriza të tjera interaktive që synojnë të nxisin dashurinë për leximin tek më të vegjlit, por edhe tek të rriturit.

BookFest në Gjilan synon të krijojë një ambient të ngrohtë, mikpritës dhe frymëzues, ku secili mund të gjejë librin e radhës që i flet zemrës dhe imagjinatës së tij. Është një mundësi e mirë për të eksploruar tituj të rinj, për të zbuluar autorë të preferuar dhe për ta përjetuar librin si një festë të përbashkët.

Në fund, një falënderim i veçantë shkon për Albi Mall-in për bashkëpunimin, si dhe për të gjithë vizitorët që na vizituan në BookFest-in në Prishtinë.

Shpresojmë që të njëjtën kënaqësi dhe energji ta përjetojmë së bashku edhe në Gjilan.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika