Bora bllokon qarkullimin e kamionëve në rrugën Pejë–Kullë–Rozhajë
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar bën të ditur se, rruga Pejë – Kullë–Rozhajë dhe anasjelltas, për shkak të reshjeve të borës, është aktualisht e pakalueshme për kamionë. Ndërkohë, për automjetet e udhëtarëve, kalimi lejohet vetëm me pajisje dimërore. “Ju njoftojmë se rruga Pejë-PKK Kullë-Rozhajë dhe anasjelltas nga reshjet e borës është e pa kalueshme për […]
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar bën të ditur se, rruga Pejë – Kullë–Rozhajë dhe anasjelltas, për shkak të reshjeve të borës, është aktualisht e pakalueshme për kamionë.
Ndërkohë, për automjetet e udhëtarëve, kalimi lejohet vetëm me pajisje dimërore.
“Ju njoftojmë se rruga Pejë-PKK Kullë-Rozhajë dhe anasjelltas nga reshjet e borës është e pa kalueshme për kamionë ndërsa për automjete të udhëtareve të domosdoshme janë pajisjet dimërore.”- thuhet në njoftim.















