Në pamjet e publikuara shihet se rrugët janë të mbuluara me borë duke bërë të vështirë kalimin e mjeteve

Gjatë mbrëmjes të së dielës, reshjet e borës kanë bërë që vendkalimi kufitar në Kullë të jetë vështirë i kalueshëm.

Radio Televizioni i Rozhajës ka publikuar pamje.

Në këto pamje shihet se rrugët janë mbuluar me borë dhe mjetet po kalojnë me vështirësi.

Moti ishte paralajmëruar edhe nga meteorologët.