Bordi nuk voton pro raportit të punës së ShSKUK-së

“Performanca e keqe”: Bordi i ShSKUK-së nuk e aprovoi raportin e punës janar-qershor të këtij viti të cilin e ka siguruar Dukagjini. Hulumtuesit kërkojnë që dikush të jap llogari për atë që dyshohet

U përgatitë në detaje por duket se diçka doli mos të ishte në rregull me raportin gjashtë mujorësh i ShSKUK-së, si rrjedhojë edhe anëtarët e bordit aktual nuk votuan pro këtij dokumenti.

Në mbledhjen e mbajtur të mërkurën, anëtarët vlerësuan se ky raport nga janari deri në qershor ka performanca të keqe gjatë kësaj periudhe nuk janë shfrytëzuar të gjitha kapacitetet dhe është tentuar të fshihet mos puna.

“Ju njoftojmë se raporti 6 mujor i cili nuk është miratuar nga Bordi Drejtues i ShSKUK-së, përfshinë periudhën kohore që në menaxhim të ShSKUK, ishte menaxhment tjetër.Menaxhmenti aktual në planin e  punës për vitit 2024 do të marr parasysh të gjitha rekomandimet e dhëna, e poashtu, do te veprojë me ndërmarrjen e masave gjatë vlerësimit të performancës së punë se menaxherëve të institucioneve!”, thuhet në raportin e ShSKUK-së.

Në raportin e siguruar nga telvizioni Dukagjini, thuhet se mesatarja e ditëve të shërimit për pacient në SHSKUK gjatë periudhës Janar- Mars 2023 është 5.1 ditë, ndërsa shfrytëzimi mesatar i kapaciteteve të ShSKUK-së është 58%.

Derisa spitalet rajonale po në këtë përiudh është, mesatarja e ditëve të shërimit për pacientë ishte 4.1 ditë, kurse shfrytëzimi mesatara I kapaciteteve në spitalet e përgjithshmer është 47%.

Anëtaret, mendojnë se ka pasur edhe keqmenaxhim të paras publike në spitalet e përgjithshme.

Për çka, Diellza Luzhes hulumtuese nga IKD, thotë se dikush duhet të jap llogari për këtë proces.

“SHSKUK-ja duhet më kerku prej krejt drejtoravë llogari që nuk e kanë shkru raportin ashtu siq duhet dhe korrekt por kanë bërë keq menaxhim dhe keqperdorim të paras publike. Ky duhet të jetë alarmi I fundit për shendetësinë”, ka deklaruar Diellza Luzha, Hulumtuese në IKD.

Mos pranimin e raportit, për partinë opozitare PDK-në, ka një prapavijë tjetër.

“Ashtu siq e dini ju po bëhen tri vite që asnjë investim I ri substancialn nuk ka ndodhqë, asnjë nga ligjet bazike për shendetësi nuk janë procedu nga qeveria Kurti dhe për tri vite Qeveria dhe Ministria e Shendetësisë nuk kanë qenë në gjendje të hartojnë as strategjin për shendetësëi e most ë flasim më për reformat”, ka thënë deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu.

Përderisa versioni i parë i raportit thoshte se nga 58 aktivitete të planifikuara, 34 prej tyre janë përfunduar, 18 janë në proces e 6 të papërfunduara.

Versioni final thotë se janë përfunduar vetëm 11 aktivitete, janë në proces 33 e janë të papërfunduara 14 sosh.

Lidhur me këtë gjendje, bordi ka kërkuar nga drejtori që të marrë masa dhe të ketë pasoja për personat përgjegjës.

Në 6-mujorin e parë të vitit, ShSKUK është udhëhequr nga dy ushtruese të detyrës, nga Pranvera Zejnullahu – Raçi deri më 26 janar e më pas nga Narqize Arenliu – Hoxhaj.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika