Boris Johnson: Britania duhet të vazhdojë të tregojë që po e mbështet Ukrainën

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, pas vizitës së tij në Ukrainë ka thënë se Ukraina mund të fitojë dhe do të fitojë

Boris Johnson u takua me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka thënë se është e rëndësishme që Britania të vazhdojë të tregojë se po e mbështet Ukrainën për një kohë të gjatë, duke paralajmëruar për rrezikun e “lodhjes së Ukrainës” teksa lufta zvarritet.

“Rusët janë duke kërcyer përpara centimetër pas centimetri, dhe është jetike për ne që të tregojmë atë që dimë të jetë e vërtetë, që është se Ukraina mund të fitojë dhe do të fitojë”, u tha Johnson gazetarëve pas mbërritjes së tij në Britani nga një vizitë në Kiev.

Disa anëtarë të partisë së tij Konservatore e kishin kritikuar atë për udhëtimin, për shkak të mospjesmarrjes së tij në një konferencë në Anglinë veriore.

“Kur lodhja e Ukrainës po fillon, është shumë e rëndësishme të tregojmë se jemi me ta për një kohë të gjatë dhe po u japim atyre qëndrueshmërinë strategjike që u nevojitet”, ka thënë Johnson.

Kryeministri britanik dhe presidenti ukrainas, në takimin e 18 qershorit kanë diskutuar për luftën e vendit kundër Rusisë, si dhe ofrimin e një programi të madh trajnimi për forcat ukrainase.

Boris Johnson sërish në Kiev

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika