Borrell anulon debatet në Parlamentin Evropian për shkak të problemeve shëndetësore

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, ka thënë se ka ndërprerë pjesëmarrjen në debatet e Parlamentit Evropian dhe ngjarjet publike për disa ditë, për shkak të një problemi shëndetësor

Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell. Fotografi nga arkivi. Foto: AP

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka bërë të ditur se ka vendosur të anashkalojë debatet në Parlamentin Evropian për shkak të një problemi të vogël shëndetësor.

Borrell ka thënë se mjekët e kanë këshilluar atë të shtyjë ngjarjet publike për disa ditë për të adresuar këtë çështje shëndetësore.

“Fatkeqësisht, m’u desh të anashkaloja debatet në Parlamentin Evropian për shkak të një problemi të vogël shëndetësor dhe mjekët më kanë këshilluar të shtyj ngjarjet publike për disa ditë. Mezi pres të rifilloj programin tim të plotë së shpejti,” ka shkruar Borrell në X.

Borrell së fundmi ka zhvilluar takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë Konferencës së Sigurisë në Munih.

Ai ka theksuar se këto takime kanë përfunduar pa rezultate konkrete për deeskalimin e tensioneve në marrëdhëniet në mes të dy vendeve.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika