Borrell: Ballkani Perëndimor e ka vendin në BE

Ministrat e Jashtëm të shteteve të Bashkimit Evropian janë takuar më 13 nëntor në Bruksel me homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor, për të diskutuar për një sërë temash me interes të përbashkët

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian, përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, ka shpërndarë një fotografi me gjashtë ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në një postim në X, Borrell ka thënë se vendi i Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian.

Ai ka thënë se duan të avancojnë integrimin e rajonit, duke përfshirë politikën e jashtme dhe atë të sigurisë.

“Kryesimi i takimit ministror BE- Ballkani Perëndimor këtë mbrëmje me 6 ministrat e rajonit. Duam të avancojmë integrimin e rajonit në vendimmarrjen tonë, duke përfshirë politikën e jashtme dhe të sigurisë – tashmë përpara anëtarësimit. Vendi i Ballkanit Perëndimor është në BE”, ka shkruar Borell.


Ky është takim tradicional, ku mori pjesë edhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, e cila tha para takimit se Kosova është partnere e përkushtuar e Bashkimit Evropian.

Borrell tha se takimi i ministrave të Jashtëm me ata të Ballkanit Perëndimor dëshmon se sa i rëndësishëm është ky rajon për bllokun.

Takimi u zhvillua disa ditë pasi Komisioni Evropian miratoi dhe publikoi paketën e zgjerimit dhe raportet vjetore të progresit.

Në to vlerësohet bashkëpunimi dhe koordinimi i veprimeve të shteteve të rajonit me BE-në në fushën e politikës së jashtme, me përjashtim të Serbisë dhe në një masë edhe të Bosnje e Hercegovinës, pasi këto dy vende kanë nivel më të ulët të përshtatjes me qëndrimet e BE-së në fushën e politikës së jashtme.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika