Borrell: Do të ketë kosto nëse palët nuk kontribuojnë në shtensionim të situatës

Josep Borrell ka theksuar se vendet anëtare të BE-së kanë vendosur për masa ekonomike dhe politike ndaj palëve, në mënyrë që të njëjtat të kontribuojnë në shtensionim të situatës

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell, ka thënë se do të kërkojë përkrahjen e shteteve anëtare të BE-së që të vazhdojnë presionin ndaj Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që të shmanget eskalimi i situatës.

Ai ka bërë thirrje për kthim në normalitet.

Po ashtu, Borrell ka theksuar se vendet anëtare të BE-së kanë vendosur për masa ekonomike dhe politike ndaj palëve, në mënyrë që ato të kontribuojnë në shtensionim të situatës.

Kjo sipas Borrell do të ketë kosto.

“Do t’i njoftoj liderët për gjithë punën time gjatë këtyre ditëve, dhe do t’u kërkojë mbështetjen e tyre që të vazhdojmë me presion në drejtim të palëve (Kosovës e Serbisë), në mënyrë që të shmangim eskalimin dhe t’i kthehemi normalitetit. Vendet anëtare kanë vendosur se duhet ndërmarrë masa, ekonomike e politike, në mënyrë që t’ua bëjmë të qartë se nëse nuk kontribuojnë në shtensionim, kjo do të ketë kosto”, u shpreh Borrell.

Ndryshe, tensionet në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, nisën më 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, të Zubin Potokut dhe të Leposaviqit, hynë në ndërtesat komunale nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.

Serbët kundërshtuan këtë dhe që atëherë po zhvillojnë protesta duke kërkuar tërheqjen e kryetarëve të rinj dhe të njësive speciale policore.

Bashkësia ndërkombëtare i ka paraqitur Kurtit tri kërkesa kryesore: qetësimin e situatës në veri, mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore dhe rikthimin në dialogun për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

Ndërkaq, nga Beogradi është kërkuar që të sigurojë që serbët të marrin pjesë pa kushte në zgjedhjet eventuale lokale.

Kurti ka paraqitur një plan prej pesë pikash, që parasheh edhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja, por për mbajtjen e tyre ai ka thënë se nevojitet shtet ligjor.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika