Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell, ka njoftuar se ka biseduar me kreun e diplomacisë iraniane, Hosein Amirabdolahian, lidhurme situatën në Gaza.

Në një postim në Tëitter, Borrell thotë se qëndrimi i BE-së është i qartë për dënimin e terrorizmit.

Ai ka kërkuar nga Irani të përdorë ndikimin e tij për të shmangur përshkallëzimin rajonal.

“Fola me kreun e diplomacisë iraniane për situatën në Gaza. Qëndrimi i BE-së është i qartë për dënimin e terrorizmit. Dhe për mbrojtjen e civilëve në çdo kohë. Është në interesin e të gjithëve për të parandaluar një përhapje rajonale. I kërkoi Iranit të përdorë ndikimin e tij për të shmangur përshkallëzimin rajonal”, shkroi Borrell.

Spoke to @Amirabdolahian on the situation in Gaza. EU position is clear on condemning terrorism. And on the protection of civilians at all times.

It is in everyone’s interest to prevent a regional spillover. Urged Iran to use its influence to avoid regional escalation.

— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) October 16, 2023