Borrell konfirmon se një diplomat suedez i BE-së po mbahet rob në Iran

Të hënën, Suedia pjesërisht konfirmoi një raportim nga "New York Times" lidhur me ndalimin, duke njoftuar se një shtetas suedez, në të tridhjetat, është duke u mbajtur në Iran që nga prilli i vitit 2022. Këtë e konfirmoi edhe shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell

Përfaqësuesi i Lartë/Zëvendëspresidenti Josep Borrell

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian konfirmoi se Johan Floderus, diplomat suedez që punon për BE-në, është duke u mbajtur rob në Iran për më shumë se 500 ditë.

Pas një takimi në qytetin spanjoll të Kadizit, Josep Borrell u tha gazetarëve se Brukseli po kërkon “pareshtur” që të lirohet 33-vjeçari.

Të hënën, Suedia pjesërisht konfirmoi një raportim nga “New York Times” lidhur me ndalimin, duke njoftuar se një shtetas suedez, në të tridhjetat, është duke u mbajtur në Iran që nga prilli i vitit 2022.

Por, Borrell shkoi më tej duke konfirmuar emrin e personit dhe duke treguar se ai punon për trupin diplomatik të BE-së.

“Dua të flas për një rast specifik, për rastin e zotit Floderus. Ai është shtetas suedez që punon për Bashkimin Evropian dhe i cili është i ndaluar ilegalisht në Iran për më shumë se 500 ditë”, tha Borrell.

“Dua të theksoj se unë personalisht, të gjitha ekipet e mia në të gjitha nivelet, institucionet evropiane në koordinim të ngushtë me ato suedeze dhe familja e tij, po kërkojmë nga autoritetet iraniane që ta lirojnë atë. Në çdo takim diplomatik, në të gjitha nivelet, e kemi diskutuar këtë çështje, në mënyrë të vazhdueshme”, tha ai.

Ai tha se lirimi i Floderus është në agjendën e BE-së dhe të Qeverisë suedeze dhe “ne nuk do të ndalemi derisa ai të lirohet”.

Në korrikun e vitit të kaluar, Irani njoftoi se kishte arrestuar një person, nën dyshimet për spiunazh, dy javë pasi një shtetas iranian u dënua me burgim të përjetshëm në Suedi për rolin e tij në ekzekutimet masive të mijëra kundërshtarëve politikë të kryera nga regjimi iranian më 1988./REL

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika