Borrell në takimin me ministrat e Jashtëm të NATO-s: I njoftova për gjendjen e dialogut, progresi i palëve është i nevojshëm

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, gjatë takimit me ministrat e Jashtëm të NATO-s, ka thënë se ata i ka informuar mbi gjendjen aktuale në të cilën gjendet dialogu midis Kosovës dhe Serbisë. Borrell thekson nevojën e progresit të palëve

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, gjatë takimit me ministrat e Jashtëm të NATO-s, ka thënë se ka diskutuar për situatën në Ballkanin Perëndimor.

Ai thotë se ata i ka informuar mbi gjendjen aktuale në të cilën gjendet dialogu midis Kosovës dhe Serbisë.

Borrell thekson nevojën e progresit të palëve.

Në një postim në llogarinë e tij në platformën X, Borrell e ka kujtuar rëndësinë e shfrytëzimit të momentit nga Bosnja dhe Hercegovina për të përparuar në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.

“Shkëmbim i rëndësishëm me Aleatët e NATO-s për situatën në Ballkanin Perëndimor. Kam informuar mbi gjendjen e fundit të Dialogut të lehtësuar nga BE. Progresi i palëve është i nevojshëm. Kujtoj gjithashtu rëndësinë e përdorimit të momentit nga BiH për të përparuar me vendosmëri në rrugën e saj në BE”, shkroi Borrell.

Ndryshe, Borrell u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë t’i rrisin përpjekjet e tyre për marrëveshje.

Pak para takimit me ministrat e Jashtëm të NATO-s, teksa po fliste për situatën në veri të vendit, Borrell ka thënë se së bashku me KFOR-in, EUELX-i do të vazhdojë ta ruajë stabilitetin në veri të Kosovës dhe në pjesën e kufirit me Serbinë.

Borrell u bën thirrje Kosovës e Serbisë t’i rrisin përpjekjet për marrëveshje

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika