Borrell për planin evropian: Avancimi në këtë plan e vetmja mënyrë për të ndërprerë ciklin vicioz të krizave në terren

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se presin “përkushtim serioz dhe gatishmëri për angazhim konstruktiv për të siguruar avancimin në këtë propozim”

Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se avancimi në planin evropian është e vetmja mënyre për të ndërprerë ciklin vicioz të krizave në terren dhe reduktimin e rrezikut për eskalim të mëtejmë.

Borrell gjatë ditës së hëne i ka informuar ministra e Jashtëm të BE-së për ecurinë e dialogut Kosovë – Serbi.

Gjithashtu edhe rreth diskutimeve që i dërguari i posaçëm i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, ka pasur ditëve të fundit në Prishtinë dhe në Beograd.

“I njoftova ministrat për misionin e të dërguarit të posaçëm, Miroslav Lajçak, i cili ishte atje në emrin tim, së bashku me të dërguarin amerikan, [Gabriel] Esccobar, dhe me këshilltarët e politikës së jashtme të liderëve të Francës, Gjermanisë dhe Italisë”, ka thënë Borrell.

Borrell theksoi se presin përkushtim serioz dh gatishmëri për planin evropian.

“Ata shkuan së bashku për të vazhduar diskutimet për propozimin për normalizimin e raporteve. Avancimi në këtë propozim do të sjellë dobi të konsiderueshme për të dyja palët. Kjo është e vetmja mënyrë për të ndërprerë ciklin vicioz të krizave në terren dhe reduktimin e rrezikut për eskalim të mëtejmë. Presim përkushtim serioz dhe gatishmëri për angazhim konstruktiv për të siguruar avancimin në këtë propozim”, tha Borrell, shkruan REL.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika