Shefi për Politikë të Jashtme i BE-së, Josep Borrell ka shpalosur paketën e dhjetë të sanksioneve ndaj Rusisë.

Përmes një postimi në Twitter, Borrell ka treguar se bëhet fjalë për 121 individë, masa për import e eksport dhe masa ndaj mediave propaganduese ruse.

“Miratohet paketa e 10-të e sanksioneve: 121 individë dhe subjekte të listuara, kufizime të reja të rëndësishme importi/eksporti, ndalimi i mediave të propagandës ruse. Ne mbetemi të bashkuar në vendosmërinë tonë për të dëmtuar makinën luftarake të Rusisë”, ka shkruar ai.

The 10th sanctions package is adopted:
121 individuals and entities listed, significant new import/export restrictions, banning Russian propaganda outlets.

We remain united in our determination to dent Russia's war machine.

1/2

— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) February 25, 2023

Krahas kësaj, pjesë e paketës është edhe të gjeturit përgjegjësit e dëbimit të të paktën gjashtë mijë fëmijëve ukrainas.

“Si pjesë e listimeve tona, ne po synojmë ata që janë përgjegjës për dëbimin dhe birësimin e detyruar të të paktën 6.000 fëmijëve ukrainas. Kjo është një shkelje e qartë e së drejtës ndërkombëtare, përfshirë konventën e Gjenevës, siç e ngrita dje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së”, ka shkruar ai.

As part of our listings, we are targeting those responsible for the deportation and forced adoption of at least 6.000 Ukrainian children.

This is a clear violation of international law, including the Geneva convention, as I raised at UN Security Council yesterday.

2/2 pic.twitter.com/MfeqxkZ3Hk

— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) February 25, 2023

Krahas kësaj, ai ka thënë se Ukraina vazhdon të ketë përkrahjen e Evropës.

Të premten e 24 shkurtit është shënuar një vit që nga fillimi i luftës në Ukrainë.