Borrell: Sot jemi në Tiranë për t’i treguar popullit shqiptar që jemi gjithnjë e më tepër pranë jush

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrel, ka thënë se është hera e parë në histori që mbahet Këshilli i Stabilizim Asociimit në Tiranë, që sipas tij, populli shqiptar duhet ta marrë si mesazh se BE-ja është afër tyre.

Sipas Borrellit, zakonisht këto mbledhje të rëndësishme vjetore mbahen “në Bruksel ose në Luksemburg, por sot jemi në Tiranë për t’i treguar popullit shqiptar që jemi gjithnjë e më tepër pranë jush”.

Më tej, ai ka thënë se me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, kanë rënë dakord që qeveria e Shqipërisë të tërhiqet nga projekti i pasaportës së artë.

“Ne patëm mundësinë të mirëpresim deklaratën e zotit kryeministër që skema e pasaportave të arta nuk do të ndiqet më tej dhe kemi trajtuar çështje të tjera në mbledhjen tonë, sidomos polarizimet e forta të mjedisit politik në vend dhe shumë çështje të tjera të cilat do t’i diskutojë në detaje komisioneri Varhelyi”, ka thënë Borrelli.

Ndërkohë, Borrell e ka përfunduar duke e përgëzuar Shqipërinë për reformën në drejtësi.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika