Borrell takon Vuçiqin, i kërkon avancim në propozimin e BE-së për normalizim të marrëdhënieve

Kryediplomati evropian, Josep Borrell, është takuar me presidentin serb, Aleksander Vuçiq, të cilit i ka theksuar nevojën e avancimit të propozimit të BE-së sa i përket normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën

Kryediplomati evropian, Josep Borrell dhe presidenti serb, Aleksander Vuçiq

Kryediplomati evropian, Josep Borrell, është takuar me presidentin serb, Aleksander Vuçiq, në margjinat e Konferencës së Mynihut, me të cilin ka diskutuar për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Borrell ka theksuar nevojën për avancim në propozimin e BE-së sa i përket normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën.

Ndër të tjera, Borrell ka njoftuar se i ka theksuar Vuçiqit edhe rëndësinë e harmonizimit të politikave të përbashkëta të Jashtme dhe Sigurisë së BE-së.

“U takuam me presidentin për të diskutuar para takimit të dialogut të nivelit të lartë, nevojën për të avancuar në propozimin e BE-së për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën dhe rëndësinë e harmonizimit të Politikave të përbashkëta të Jashtme dhe Sigurisë së BE-së”.

“Të dyja janë kyçe për rrugën e Serbisë në BE”, ka shkruar Borrell në Twitter.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika