Borrell: Të gjitha marrëveshjet e kaluara të Dialogut duhet të zbatohen

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se ai edhe Miroslav Lajçak, do vazhdojnë të lehtësojnë procesin e normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë duke u mbështetur në Shtetet Anëtare të BE-së

Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka publikuar një video në rrjetin e tij social Twitter, ka thënë se Kosovës dhe Serbia e kanë kuptuar se “të gjitha marrëveshjet e kaluara të Dialogut duhet të zbatohen”.

Sipas kësaj deklaratat të Borrell-it i bie që Kosova duhet ta themelojë edhe asociacion pasi ai figuron në marrëveshjet e vitit 2013 edhe 15 që janë nënshkruar në Bruksel nga Kosova dhe Sebia.

“Një Grupi Special për normalizim me Kosovën dhe përditësim në Kapitullin 35 për Serbinë”, ka thënë Borrell.

Në Kushtetutën e Serbisë në kapitullin 35, Kosova figuron si pjesë e Serbisë e cila sipas Borreli-it do të ndryshohet.

Deklarata e plotë e Josep Borrell:

Bruksel, 23 nëntor 2022

Nën fasilitimin e BE-së, palët kanë rënë dakord për masat për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm dhe plotësisht dhe me urgjencë të përqëndrohen, në propozim për normalizimin e marrëdhënieve, siç është paraqitur këtë shtator nga Lehtësuesi i BE-së dhe i mbështetur nga Franca dhe Gjermania.

Kjo do të thotë se Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe se Kosova do ta ndërpres çdo veprim të mëtejshëm në lidhje me riregjistrimin e automjeteve.

BE-ja do të sigurohet që çështjet dhe parimet kyçe lidhur me normalizimin do të trajtohen në kontekstin e propozimit. Palët e kuptojnë këtë të gjithë Marrëveshjet e kaluara të Dialogut duhet të zbatohen.

Unë do të ftoj palët në ditët në vijim për të diskutuar hapat e ardhshëm në kuadër të propozimit, me qëllim paraqitjen e rezultateve nga Grupi Special për normalizim me Kosovën dhe përditësim në Kapitullin 35 për Serbinë. Në rast pengimi nga secila Palë, Lehtësuesi i BE-së mund ta përfundojë procesin.

Unë dhe Përfaqësuesi Special i BE-së Miroslav Lajçak, do vazhdojmë të lehtësojnë procesin e normalizimit të marrëdhëniet dhe të informojmë Shtetet Anëtare të BE-së dhe partnerët rregullisht për progresin e arritur nga palët.

Shija e redaktorit

Fury mposht Chisoran, mbron titullin botëror të peshave të rënda

Boksieri britanik, Tyson Fury, ka mposhtur Derek Chisoran ​​për të mbrojtur titullin e tij WBC, të peshave të rënda. Meçi ka zgjatuar deri në raundin...

Xhubleta shqiptare në 110- vjetorin e Pavarësisë bëhet pjesë Komitetit...

Ministrja e Kulturës së Shqipërisë, Elva Margariti, përmes një videoje të publikuar në llogarinë zyrtare të Ministrisë së Kulturës në Facebook, ka bërë të...

Me pushkë e me penë – 110 vjet shtet

Gjithçka, nisi më 28 Nëntor të vitit 1443. Në këtë ditë, heroi kombëtar i shqiptarëve, Gjergj Kastrioti, ngriti flamurin e shqiponjës dykrenare mbi Kalanë e...

Më të lexuarat

Kardiologu Çelaj për vdekjen e 17-vjeçarit në fushë: Ne e...

Kardiologu Sulejman Çelaj ka folur për rastin e vdekjes së futbollistit të ‘Trepçës 89, Erion Kajtazi. https://www.dukagjini.com/nderron-jete-ne-fushe-futbollisti-17-vjecar-erion-kajtazi/ Përmes një lidhje direkte në emisionin “Dueli Botëror” në...

Vetëvrasja e Sokol Halili, Policia tregon çfarë gjeti në vendngjarje

I dyshuari për vrasjen e 35-vjeçares shtatzënë ishte vetvrarë të premten, njoftoi Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla. Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës ka dhënë...

Rrahja e të moshuarës, pritet vendimi i gjykatës për infermieret...

Nën masa të rrepta të sigurisë, e me pranga në duar, ish-infermieret e qendrës për të moshuar “Orenda”, kanë dalur para gjykatës. Pasditën e së...

Të fundit nga rubrika