Borrell thërret takim në Bruksel, e quan arrestim kidnapimin e policëve të Kosovës
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Punë të Jashtme, Josep Borrell, ka njoftuar se javën e ardhshme mund të ketë një takim mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë në Bruskel. “Bëj thirrje për qetësi në terren dhe duke qenë se situata është sërish në krizë, i bëj thirrje dy palëve për një takim […]
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Punë të Jashtme, Josep Borrell, ka njoftuar se javën e ardhshme mund të ketë një takim mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë në Bruskel.
“Bëj thirrje për qetësi në terren dhe duke qenë se situata është sërish në krizë, i bëj thirrje dy palëve për një takim për menaxhimin e krizës javën e ardhshme”, tha kreu i diplomacisë evropiane në deklaratat pas mbërritjes në takim me Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s.
Borrell e ka cilësuar si arrestim rrëmbimin e policëve të Kosovës, nga xhandarmëria e Serbisë.
“E dini se ka pasur një incident atje lidhur me arrestimin e tre zyrtarëve policorë nga Kosova dhe ne po përpiqemi të kuptojmë saktë se çka ka ndodhur. Jemi në kontakt të ngushtë me komandantin e KFOR-it dhe të dyja palët në mënyrë që të shohim se çka ka ndodhur në të vërtetë që ka shpirë në këtë arrestim”, ka thënë ai.
Ndryshe, Policia e Kosovës tha se mesditën e së mërkurës, tre zyrtarë kufitarë dyshohet se janë kidnapuar nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës.
Vendi Tresave/Bare gjendet në komunën e Leposaviqit dhe sipas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, gjendet rreth 300 metra në brendësi të territorit të Kosovë.
Ndërkaq, sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës, njësia policore ka qenë duke kryer një patrullë “thellë brenda territorit të Kosovës” për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale, që sipas këtij institucioni, shfrytëzohen nga grupet kriminale” për kalim ilegal dhe kontrabandë.
Policia tha se ky njësit, i përbërë prej tre zyrtarëve kufitarë, kanë njoftuar se kanë vërejtur persona të maskuar dhe të armatosur dhe nga kërkuar asistencë dhe drejt tyre janë nisur njësi të tjera të policisë.















