Bosnja rrit nivelin e rrezikut nga terrorizimi për shkak të luftës Izrael-Hamas

Bosnje e Hercegovina raportohet se ka ndërmarrë masat e sigurisë në nivelin më të lartë të mundshëm si rezultat i frikës nga përhapja e krizës nga Lindja e Mesme dhe konflikti midis Izraelit dhe militantëve palestinezë të Hamasit. Gjysma e popullsisë së Bosnjës, prej 3.3 milionë banorësh, është myslimane, dhe ky fakt ka rritur ndjeshëm shqetësimet në lidhje me përhapjen e tensioneve të ndodhura në Lindjen e Mesme

Ministri i Sigurisë në Bosnje e Hercegovinë, Nenad Neshiq. Fotografi nga arkivi.

Masat e sigurisë në Bosnje e Hercegovinë janë rritur në nivelin më të lartë, për shkak të frikës nga përhapja e mundshme e krizës nga Lindja e Mesme, përkatësisht, për shkak të konfliktit në mes të Izraelit dhe militantëve palestinezë të Hamasit.

Kështu ka deklaruar ministri për Siguri i Bosnje e Hercegovinës, Nenad Neshiq.

“Ne po ndjekim ngjarjet, si në rajon ashtu edhe në botë, dhe ne presim që asnjë ngjarje të mos na befasojë”, ka thënë Neshiq.

Pothuajse gjysma e popullsisë së Bosnjës prej 3.3 milionësh është myslimane.

Ministri i Brendshëm i Austrisë, Gerhard Karner, tha më 18 tetor se Austria do të rrisë nivelin e paralajmërimit lidhur me kërcënimin nga terrorizmi, shkruan REL.

Gjatë një konference për media në Vjenë, ai tha se shteti do të vendosë nivelin e sigurisë në nivelin e dytë më të lartë.

Ky vendim është marrë pas vlerësimit se mund të ketë kërcënim dhe rrezik në rritje për sulme në Austri dhe kërcënimi është rritur për shkak të përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme.

Edhe shtete të tjera evropiane, përfshirë Francën dhe Slloveninë, kanë rritur nivelin e kërcënimit nga terrorizmi.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika