“Dhe unë kthehem tek e zeza”

Kështu këndonte Amy Winehouse në një ndër hitet e saj, “Back to Black”.

Shpeshherë e krahasuar me legjendat e xhazit, Sarah Vaughan, Dinah Washington dhe Billie Holiday, Winehouse u vlerësua si një kantautore mendjembrehtë.

E lindur në një familje hebreje, Winehouse u rrit nga e ëma, një framaciste e divorcuar.

E përshkruar si një “poseduese e shpirtit të një artisti”, ajo u përjashtua nga shkolla e teatrit “Sylvia Young” për mbajtjen e një unaze të ndaluar në hundë.

Pamja ekstravagante e Amy-t nuk duket se ishte problem për shkollën prestigjioze “BRIT” e cila shërbeu si faltorja ku Winehouse tregoi aftësi si aktore dhe këngëtare.

Tatuazhi i parë i Winehouse ishte Betty Boop, të cilin ajo e bëri me bojë në shpinë kur ishte 15 vjeç.

Tatuazhet e tjera përfshijnë një pendë amtare amerikane, një këpucë kali, gjyshen e saj Cynthia, një grua lakuriq, një rrufe dhe një brisk rroje me ‘Blake ‘ shkruar sipër saj.

Bota e mediave pati Amy-n si pjesë të sajën edhe para se ta dëgjonte të këndonte.

Puna e saj e parë ishte si reportere e famshme në “World Entertainment News Network” (WENN).

Mirëpo, ajo zbuloi në një intervistë me “Rolling Stone” se të bëhej këngëtare nuk ishte ëndërr e saj.

Në vend të kësaj, ajo “fantazoi për të qenë një kameriere patinazhi si ato që kishte parë në Graffiti Amerikan”.

Megjithëse bota adhuronte këngën “Rehab” të sajën, ai hit i madh la të kuptohej luftën e saj me abuzimin me substancat narkotike.

Edhe pse kishte hyrë në rehabilitim, ajo nuk kishte qëndruar gjatë dhe raportet për abuzim me substancat vazhduan ta ndiqnin.

Edhe para se të bëhej e famshme, Winehouse pëlqente të pinte alkool dhe duhan.

Por, në kohën kur u bë një yll ndërkombëtar, ajo kishte filluar të merrej me droga të forta si heroina dhe kokaina.

Afër fundit, të afërmit të saj thonë se ajo shpesh ishte shumë e dehur për të dalë në skenë dhe për të performuar.

Dokumentari “Amy”, fitues i çmimit Oscar tregon pjesën kur babai i saj dikur hezitonte ta dërgonte në rehabilitim.

Por, ai nuk ishte i vetmi person në rrethin e Winehouse që u fajësua për spiralen e saj në rënie. Pas vdekjes së saj, gishtat u drejtuan në çdo drejtim.

Pas albumit të saj të suksesshëm debutues, Amy bleu apartamentin e saj të parë në Camden të Londrës.

Ajo e donte skenën lokale dhe ishte e rregullt në baret e afërta. Njihej për porositë e vazhdueshme të pijes ‘Rickstasy’, në pijetoren “The Hawley Arms”, e përbërë nga tre pjesë vodka, një pjesë “Southern Comfort”, një pjesë liker banane dhe një pjesë “Baileys”.

Megjithëse pretendonte se kishte lënë drogën, ajo ishte bërë e varur nga alkooli.

Një album i ri pritej për vitin 2010, por nuk arriti kurrë.

Përveç një kënge që ka regjistruar me Tony Bennett, ajo nuk e ka regjistruar më kurrë.

Kjo e fundit u publikua pas vdekjes së këngëtares.

Amy u rikthye në rehabilitim në pranverën e vitit 2011 dhe u kthye në maj me shpresat për muzikë të re.

Por fatkeqësisht, performanca e saj e fundit ishte në Beograd, Serbi.

Ajo u gjet e vdekur në shtëpinë e saj më 23 korrik.

Më vonë gjatë vitit, mjekja ligjore konfirmoi se ajo kishte vdekur nga helmimi aksidental me alkool, me nivelin e alkoolit të saj në gjak që ishte 0,416% në momentin e vdekjes së saj.

Ky është më shumë se pesëfishi i kufirit ligjor.

Para vdekjes së saj,  në vitin 2007, ajo mori mbidozë me heroinë, ekstazi, kokainë, ketaminë dhe alkool duke u detyruar të anulonte një sërë shfaqjesh në Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropë.

Ndërsa jeta dhe vdekja e Amy-t ishin një rrëfim paralajmërues i kurtheve të varësisë, karriera dhe talenti i saj i pamohueshëm nuk u harruan kurrë.

Megjithëse njerëzit anembanë globit vajtuan për këtë humbje të papritur, shumë thonin se historia se si vdiq Amy Winehouse u parashikua në mënyrë tragjike nga mënyra se si ajo jetoi.

Kënga e saj e preferuar ishte “So Far Away” e Carole King.

Kënga e vitit 1971 u interpretua nga miqtë dhe familja e saj në fund të shërbimit të saj funeral.