Bota reagon për vdekjen e legjendës, Pele

Legjenda e futbollit brazilian, Pele, ka vdekur në moshën 82-vjeçare. Shumë yje të ndryshëm të futbollit kanë reaguar, duke përkujtuar një legjendë sikur Pele

Legjenda e futbollit, Pele

Reagimet u përhapën nga e gjithë bota për vdekjen e legjendës braziliane të futbollit, Pele.

Ai vdiq nga kanceri, në Brazil, në moshën 82-vjeçare.

Vdes në moshën 82 vjeçare legjenda e futbollit Pele

“Një lamtumirë e thjeshtë për Mbretin e përjetshëm, Pelé, nuk do të mjaftojë kurrë për të shprehur dhimbjen që godet të gjithë botën e futbollit në këtë moment. Një frymëzim për kaq shumë miliona, një referencë e së djeshmes, sot, gjithmonë. Dashuria që ai ka treguar gjithmonë për mua ishte e ndërsjellë në çdo moment që ndamë, qoftë edhe në distancë. Ai nuk do të harrohet kurrë dhe kujtimi i tij do të zgjasë përgjithmonë në secilin prej nesh adhuruesve të futbollit. U prehsh në paqe mbreti Pelé”, e ka përkujtuar Cristiano Ronaldo, ylli portugez i futbollit.

“Vendi juaj është në anën e Zotit. Mbreti im i përjetshëm. Pusho në paqe”, ka shkruar fituesi i Kupës së Botës 1970, Roberto Rivellino dhe shoku i skuadrës së Pele në kombëtaren braziliane.

“Përpara Pelé, ’10’ ishte vetëm një numër. E kam lexuar diku në një moment të jetës sime. Por kjo linjë e bukur, është e paplotë. Unë do të thoja se më parë, futbolli Pele ishte vetëm një sport. Pelé ndryshoi gjithçka. Ai e shndërroi futbollin në art, argëtim. Ai u dha zë të varfërve, zezakëve dhe mbi të gjitha i dha shikueshmëri Brazilit. Futbolli dhe Brazili ngritën pozitën e tyre falë Mbretit! Ai është larguar, por magjia e tij do të qëndrojë. Pelé është i përjetshëm”, ka thënë ylli brazilian i futbollit, Neymar.

“Me vdekjen e Peles, futbolli ka humbur një nga legjendat e tij më të mëdha, nëse jo më të madhin. Si të gjitha legjendat, Mbreti dukej i pavdekshëm. Ai i bëri njerëzit të ëndërrojnë dhe vazhdoi ta bënte këtë me brezat dhe brezat e adhuruesve të sportit tonë. Kush, si fëmijë, nuk ëndërronte të ishte Pelé? …. Mbreti do të mbetet Mbret, përgjithmonë”, ka shkruar, Didier Deschamps, ish-lojtar dhe menaxher i kombëtares franceze.

“Do të jetë shumë e vështirë të gjesh një tjetër Pelé. Pelé kishte gjithçka që duhet të kishte një lojtar. I shkathët, kërceu si askush, mund të godiste me të dyja këmbët, fizikisht shumë i fortë dhe trim. Nuk kishte njeri si Pele,” — Cesar Luis Menotti, trajner argjentinas dhe bashkëlojtar i Pele në klubin e futbollit Santos në Brazil.

“Lamtumirë mbretit. Mjeshtri i lojës së bukur”, ka shkruar klubi i futbollit Chelsea.

“Manchester City është i pikëlluar kur mësoi për ndarjen nga jeta të legjendës braziliane Pelé, një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave që bëri kaq shumë për lojën e bukur. U prehtë në paqe”, ka shkraur klubi i futbollit, Manchester City.

“Faleminderit për gëzimin që u sollët tifozëve të futbollit në mbarë botën,” – ka shkruar klubi i futbollit, Manchester United.

“Mbreti i futbollit është larguar nga ne, por trashëgimia e tij nuk do të harrohet kurrë”, ka shkruar ylli francez, Kylian Mbappe.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika