“Bota serbe” në terren, në Kumanovë organizohet tubim pro Vuçiqit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ndikimi i të ashtuquajturës “bota serbe” në Maqedoninë e Veriut vijon të ngre pikëpyetje mbi shtrirjen e agjendës politike serbe në vend, pasi të enjten (23 maj) në Kumanovë do të mbahet tubim në mbështetje të presidentit serb – Aleksandar Vuçiq, opozita dhe analistët ngrenë alarmin, shkruan Portalb

Gjatë kësaj jave, organizata “Paqe, Unitet, Stabilitet” ka paralajmëruar se më 23 maj do të organizojë një tubim qytetar në Kumanovë në mbështetje të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Sipas organizatorëve, grumbullimi do të nisë në orën 11:00, në qendër të qytetit, prej ku pjesëmarrësit do të marshojnë drejt Konsullatës së Serbisë.

“Le të tregojmë unitet, dinjitet dhe mbështetje, thuhet në mesazh, dhe thuhet se vendi i tubimit është Sheshi i Kumanovës, në orën 11:00, nga ku është planifikuar të mbërrijë procesioni përpara Konsullatës Serbe në rrethrrotullimin e qytetit”, thonë nga “Paqe, Unitet, Stabilitet”.

Organizata “Paqe, Unitet, Stabilitet”, e cila është organizatore e këtij tubimi e përshkruan veten si një shoqatë qytetarësh për avancimin e të drejtave dhe interesave të komuniteteve etnike. Adresa e kësaj organizate është përballë hyrjes së Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB).

Ky nuk është aktiviteti i parë i kësaj organizate, por tubimi në mbështetje të Vuçqit në Kumanovë, përkon me protestën e studentëve në Beograd të njoftuar për të njëjtën ditë.

Ky tubim vjen pas vizitës në RMV të kryetarit të Partisë Progresive Serbe (PPS), Milosh Vuçeviq, i cili e zëvendëson Aleksander Vuçiqin, nga koha kur ai u bë president i Serbisë. Ai u takua me kryeministrin dhe kreun e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskin.

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) akuzoi se vizita e Vuçeviqit në Maqedoni lidhet me, siç thonë ata, “shpëtimin e rrjetit mediatik të Orbanit” në vend. Nga LSDM-ja pretendojnë se në takim kanë qenë të pranishëm edhe konsulli i nderit i Maqedonisë në Serbi, Dushan Adamoviq, si dhe zëvendëskryeministri Ivan Stoillkoviq.

Nga VMRODPMNE nuk pati informacione më të detajuara për këtë takim, e as për atë se çfarë është biseduar në të.

Nga ana tjetër, profesori universitar, Mersel Bilalli, për Portalb.mk, lidhur me tubimin e së enjtes, ka deklaruar se me ardhjen e Gruevskit dhe vazhdimin e Mickoskit, VMRO-DPMNE-ja po shndërrohet në filiale të partisë së Vuçiqit (NNS).

“Por, duhet pasur parasysh se ndikimit serbë në Maqedoninë e Veriut i ka vdekur “babai”. Rrëzimi i Orbanit e lë jetim “botën serbe” si sinonim i Serbisë së Madhe. Jam i mendimit se edhe Vuçiqit i afrohet fundi dhe shumëçka do duhet të ndryshoj në rajon. Me këtë edhe VMRO do mbetet jetim i dyfishtë. Por ne duhet seriozisht të organizohemi sepse për momentin në rajon janë dridhjet e fundit të “botës serbe”, a mu këto kohë kërkojnë syçelësi. Jam i mendimit se protesta e radhës duhet të jetë për ndryshimet kushtetuese me qëllim hapjes së së kapitujve për bisedimet evropiane”, u shpreh Bilalli.

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ka kohë që debatohet edhe brenda eksponentëve politikë për prezencën e të a.q. “botës serbe” në jetën politike të vendit. Millorad Dodik, politikani kontrovers serb, kryetar i të a.q. Republika Sërpska, në shënimin e “Shën Savës”, festës nacionale të komunitetit serb, organizuar nga Qendra Kulturore Serbe në Shkup, kishte drejtuar porosi kundër Bashkimit Europian. Dodiku ishte i ftuar special i zëvendëskryeministrit të RMV, Ivan Stoilkoviq. Kjo temë u hap edhe më 12 shtator 2025 me rastin e 109-vjetorit të Betejës së Kajmakçalanit nga delegacioni serb dhe mesazhet që u përcollën.

Kujotjmë se shqetësimet për rritjen e ndikimit të “botës serbe”, në Maqedoninë e Veriut, u theksuan vitin e kaluar edhe në Raportin e Parlamentit Evropian lidhur me Maqedoninë e Veriut.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika