Botim i ri edukativ – “Shprehi të mira, fëmijë të shëndetshëm”

Në kuadër të lëndës me zgjedhje “Edukimi për shëndetin”, klasat e dyta, nga viti shkollor 2024/25, do të kenë në bankat shkollore librin “Shprehi të mira, fëmijë të shëndetshëm”, botim i shtëpisë botuese “Dukagjini”.

Përmes librit “Shprehi të mira, fëmijë të shëndetshëm”, nxënësit do të mësojnë për:

📌Higjienën personale dhe rolin e saj në parandalimin e sëmundjeve.

📌Rëndësinë e një diete gjithëpërfshirëse dhe të shëndetshme.

📌Rolin esencial të aktivitetit fizik në shëndetin e përgjithshëm.

📌Mënyrën se si të sillemi në shtëpi, në shkollë dhe në rrugë, si dhe rëndësinë e respektimit të rregullave të trafikut.

Projektet, informacionet dhe aktivitetet e këtij libri janë të domosdoshme për nxënësit, sepse ndërlidhen direkt me shëndetin dhe sjelljen e tij në përditshmëri. Këtë qëllim synon ta realizojë përmes temave për:

📌Mirëqenien emocionale, duke i ndihmuar fëmijët të shprehin ndjenjat dhe të kërkojnë ndihmë.

📌Kujdesit personal dhe vetëdijesimit për trupin, duke i nxitur fëmijët ta njohin dhe të pranojnë trupin e tyre.

📌Rëndësinë e mbajtjes pastër të ambientit dhe ndikimin e tij në shëndet.

Libri “Shprehi të mira, fëmijë të shëndetshëm” i shtëpisë botuese “Dukagjini” është i strukturuar në atë mënyrë që të jetë i qartë dhe i kuptueshëm për fëmijët e klasës së dytë. Ai përmban aktivitete interaktive, ilustrime tërheqëse dhe shembuj nga jeta e përditshme që ndihmojnë në përvetësimin e shprehive të duhura.

✅Libri do të jetë në bankat shkollore për vitin shkollor 2024/25, në listën e librave edukativë me zgjedhje dhe do të shoqërohet edhe me librin e mësuesit/es.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika