BQK: Dërgesat e mërgatës deri në muajin tetor arrijnë në 1.2 miliardë euro

Dërgesat nga mërgata në Kosovë kanë shënuar një rritje prej 10.9% në periudhën janar-tetor 2023, duke arritur vlerën e 1.2 miliardë euro. Në muajin tetor vetëm, vlera e remitancave ka qenë 110.5 milionë euro. Raporti i Bankës Qendrore të Kosovës tregon se prurjet më të mëdha vijnë nga institucionet financiare jo-bankare me 60.4%, ndjekur nga kanalet tjera me 24.2% dhe bankat me 15.4%.

Një miliard e 200 milionë euro është vlera e dërgesave nga mërgata nga muaji janar deri në tetor të këtij viti ka njoftuar Banka Qendrore të Kosovës. Sipas tyre, kjo paraqet rritje prej 10.9 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022.

Në statistikat e remitancave dhe institucioneve tjera financiare për muajin tetor 2023, të publikuara nga BQK, thuhet se vlera e remitancave për muajin tetor ishte 110.5 milionë euro.

Sipas raportit, prurjet më të mëdha e këtyre dërgesave ishin nga institucionet financiare jobankare me pjesëmarrje prej 60.4%, pasuar nga kanalet e tjera me 24.2% dhe bankat me 15.4%.

Sipas BQK-së, sa i përket aseteve të kompanive të sigurimit, deri në muajin shtator vlera e tyre ishte 300.4 milionë euro. Ndërsa, asetet e fondeve pensionale kanë arritur vlerën e 2.60 miliardë eurove.

Në fund, BQK-ja tregon se asetet e ndërmjetësve të tjerë financiarë në fund të muajit tetor 2023 janë rritur për 17.6 milionë euro, krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën e 496.5 milionë eurove.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika