BQK dhe Banka Qendrore e Francës nënshkruajnë Konventë Bashkëpunimi për avancimin e edukimit financiar në Kosovë

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) dhe Banka Qendrore e Francës (Banque de France) – EDUCFI e kanë nënshkruar një konventë bashkëpunimi, duke institucionalizuar bashkëpunimin për zhvillimin dhe avancimin e edukimit financiar në Kosovë.

E udhëhequr nga banka qendrore franceze, EDUCFI është Strategjia Kombëtare Franceze për Edukimin Financiar.Të gjitha mjetet e zhvilluara nga Banque de France në kuadër të EDUCFI janë të dizajnuara të jenë të qasshme, të besueshme, neutrale dhe pa pagesë, duke u ndihmuar njerëzve të kuptojnë më lehtë çështjet financiare.

Kjo marrëveshje përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt arritjes së objektivave strategjike të BQK-së për forcimin e edukimit financiar, promovimin e përfshirjes financiare dhe rritjen e njohurive, shkathtësive, qëndrimeve dhe sjelljeve financiare të qytetarëve.

Ajo mundëson përshtatjen e materialeve edukative që do të përdoren nga BQK-ja në aktivitetet e saj të edukimit financiar në Kosovë. Gjithashtu, krijon mundësi për zhvillimin e formave të tjera të bashkëpunimit në fushën e edukimit financiar, përfshirë organizimin e ngjarjeve të përbashkëta, shkëmbimin e praktikave më të mira dhe zbatimin e aktiviteteve edukative dhe komunikuese.

Partneriteti me Banque de France do të kontribuojë në zgjerimin e programeve edukative dhe në ofrimin e materialeve moderne e cilësore për kategori të ndryshme të qytetarëve, duke mbështetur zhvillimin e një kulture financiare më të avancuar në Republikën e Kosovës.

BQK-ja vlerëson se, në mbështetje të ruajtjes së stabilitetit financiar në vend, investimi në edukimin financiar është një investim afatgjatë në fuqizimin e qytetarëve, mbrojtjen e konsumatorëve, rritjen e përfshirjes financiare dhe forcimin e besimit në sistemin financiar.

Bashkëpunimi në fushën e edukimit financiar është pjesë e marrëdhënieve të mira institucionale ndërmjet BQK-së dhe Banque de France, të cilat përfshijnë bashkëpunimin ndërmjet dy bankave qendrore edhe në fusha të tjera të rëndësishme, përfshirë menaxhimin e rezervave dhe aseteve ndërkombëtare, si dhe shkëmbimin e ekspertizës profesionale në fusha me interes të përbashkët./EO

Shija e redaktorit

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

Të fundit nga rubrika