BQK-ja largon tarifën për depozitimin e monedhave metalike

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, ka njoftuar të hënën se Banka Qendrore e Kosovës ka larguar tarifën për depozitimin e monedhave metalike

Foto ilustruese

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë ka bërë të ditur se Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka hequr tarifën për depozitimin e monedhave metalike.

Siç thuhet në njoftimin për medie, bizneset tashmë nuk do të kenë detyrimin të paguajnë këtë tarifë gjatë depozitimit të monedhave metalike.

“Në përgjigjen zyrtare të pranuar nga Banka Qendrore e Kosovës drejtuar DhTIK sqarohet se tashmë bizneset nuk detyrohen të paguajnë një tarifë të tillë gjatë depozitimit të monedhave metalike, ndërsa me kërkesë të BQK-së dhe me dakordim paraprak me Drejtuesit e Bankave Komerciale të njëjtën praktikë e kanë zbatuar të gjitha bankat komerciale në vend”, thuhet në njoftimin për medie.

Sipas njoftimit, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë edhe më parë ka kërkuar që kjo tarifë të largohet, pasi, sipas saj, dëmton rëndë bizneset që operojnë me monedha metalike.

“Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë tash e disa vite vazhdimisht ka kërkuar dhe zhvilluar takime e aktivitete të vazhueshme duke kërkuar që tarifa për valutat metalike për bizneset të cilëve i’u janë ndaluar 3.7%, 5%, 8% e shumë së dorëzuar gjatë depozitimit të monedhave metalike nga qarkullimi i tyre, të largohet sepse kjo tarifë ka dëmtuar rëndë bizneset të cilat operojnë me monedha metalike”, thuhet në njoftim.

Para se të ndryshohej tarifa, për shembull, për një depozitim prej 10,000 eurosh në monedha metalike, bizneset mund të detyroheshin të paguanin tarifa që shkonin deri në 500 euro.

“Si shembull për ilustrim po sqarojmë se para ndryshimit të tarifës për depozitimin e monedhave metalike nga BQK, për dorëzimin e 10.000 EUR para metalike në bankat komerciale, biznesit i janë ndaluar 370 deri në 500 euro”.

“Bizneset që janë afektuar më së tepërmi nga kjo tarifë ishin furrat e bukës, marketet, dyqanet e vogla etj., që më së shumti kanë punë me monedha metalike, e të cilat operojnë me marzha shumë të ulëta të fitimit, andaj aplikimi i kësaj tarife ka shkaktuar një barrë të madhe për këto biznese”, thuhet tutje në njoftim.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika