BQK publikon statistikat e bankave komerciale për muajin shkurt

Vlera e depozitave të reja në muajin shkurt 2024 ishte 78.7 milionë euro

Publikohen statistikat e bankave komerciale për muajin shkurt 2024

Sipas kalendarit të publikimeve, BQK publikoi statistikat e bankave komerciale për muajin shkurt 2024.

Asetet e bankave komerciale në fund të muajit shkurt 2024 kanë arritur vlerën në 7.4 miliardë euro, duke shënuar rritje për 29.9 milionë euro, ose 0.4% krahasuar me muajin paraprak.

Investimet e bankave komerciale jashtë vendi (në formë të depozitave, letrave me vlerë dhe plasmanëve tjera) kanë arritur vlerën në fund të muajit shkurt 2024 në 1,2 miliardë euro, duke shënuar ulje për 36.6 milionë euro, ose 3% krahasuar me muajin paraprak.

Kreditë bruto në fund të muajit shkurt kanë arritur vlerën në 4.95 miliardë euro, duke shënuar rritje për 60.4 milionë euro ose 1.2% krahasuar me muajin paraprak.

Vlera e kredive të reja në muajin shkurt 2024 ishte 172.2 milion euro.

Depozitat e klientëve në shkurt 2024 kanë arritur vlerën prej 6.0 miliardë euro, duke shënuar rritje për 12.3 milionë euro, ose 0.2% krahasuar me muajin paraprak. Nga vlera e akumuluar e depozitave të klientëve rreth 26.6% janë të afatizuara. Sipas sektorëve, ekonomitë familjare dominojnë me rreth 67.5% të gjithsej vlerës së depozitave (rreth 4.1 miliardë euro).

Vlera e depozitave të reja në muajin shkurt 2024 ishte 78.7 milionë euro.

Sipas kalendarit të publikimeve, BQK publikoi statistikat e bankave komerciale për muajin shkurt 2024

Raporti kredi-depozita në muajin shkurt 2024 ishte në nivelin 82.4%.

Gjithsej kapitali i bankave komerciale në fund të muajit shkurt 2024 arriti vlerën në 894.1 milionë euro. Ndërsa, provizionet për kredi u zvogëluan për 0.4 milionë euro apo 0.3% krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën 144.5 milionë euro.

Norma mesatare e interesit në depozita në muajin shkurt 2024 ishte 2.89% (në janar 2024 ka qenë 2.74%).

Norma mesatare e interesit në kredi në muajin shkurt 2024 ishte 6.34% (në janar 2024 ka qenë 6.38%).

Margjina e normës së interesit në kredi dhe depozita në muajin shkurt 2024 ishte 3.5% (në janar 2024 ka qenë 3.6%).

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika