Brahimaj: Ata që do të mërziten për lirimin e krerëve të UÇK-së, le të vajtojnë me Vuçiqin e Daçiqin

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Lahi Brahimaj, ka komentuar mundësinë e lirimit të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Duke folur në Debat Plus, Brahimaj tha se ata që do të mërziteshin nga një vendim lirues për ish-krerët e UÇK-së, sipas tij, duhet të vajtojnë bashkë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe ministrin e Brendshëm serb, Ivica Daçiq.

“Ata që do të mërziten për lirimin e tyre, unë i kisha lutë që të shkojnë të vajtojnë bashkë me Vuçiqin e Daçiqin atje”, tha Brahimaj.

Deklarata e tij vjen një ditë para shpalljes së aktgjykimit në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika