Brahimaj: Vizioni ynë për Kosovën Fituese po gjen mbështetje të fuqishme anembanë vendit
Në takimet me banorët e fshatrave Lipovec, Gërçinë dhe bashkësinë lokale Bishtazhin, Lahi Brahimaj, kandidat për deputet nga AAK, theksoi forcën e bashkimit dhe vendosmërinë e qytetarëve për një ndryshim të vërtetë. Përmes një postimi në Facebook, Brahimaj ka thënë se vizioni për një “Kosovë Fituese” po merr mbështetje të fuqishme “Në takimet e mbrëmjes […]
Në takimet me banorët e fshatrave Lipovec, Gërçinë dhe bashkësinë lokale Bishtazhin, Lahi Brahimaj, kandidat për deputet nga AAK, theksoi forcën e bashkimit dhe vendosmërinë e qytetarëve për një ndryshim të vërtetë.
Përmes një postimi në Facebook, Brahimaj ka thënë se vizioni për një “Kosovë Fituese” po merr mbështetje të fuqishme
“Në takimet e mbrëmjes me banorët e fshatrave Lipovec, Gërçinë dhe Bashkësinë Lokale Bishtazhin, isha edhe një herë dëshmitar për forcën e bashkimit dhe vendosmërinë e qytetarëve për ndryshim.
Vizioni ynë për Kosovën Fituese po gjen mbështetje të fuqishme anembanë vendit, duke reflektuar aspiratën e përbashkët për një Kosovë më të zhvilluar dhe më dinjitoze.
Në Kuvendin e ardhshëm, do të realizojmë transformimin e plotë të vendit tonë, duke i dhënë fund ngecjes dhe izolimit. Faleminderit të gjithëve për besimin dhe përkrahjen e pakursyer në rrugëtimin tonë drejt një Kosove më të fortë, më të begatë dhe të integruar plotësisht në familjen euroatlantike”, ka shkruar Brahimaj në Facebook.















