Brajshori: Pse institucionet mbyllin sytë ndaj njerëzve të fortë?

Sociologu, Jeton Brajshori

Sociologu Jeton Brajshori, pas vrasjes së rëndë të Lulzim Fejzullahut, ka pyetur se “përse institucionet e Drejtësisë duhet t’i mbyllin sytë krahas njerëzve të fortë?”.

“Pse personi i cili mendon që ka të mirat materiale,  është mbi ligjin, është mbi të tjerët? Pse prindërit i krijojnë fëmijët të mendojnë se janë mbi të tjerët? Me cigare në gojë? Me revole shtin, me vozitë pa leje, e merr veturën del ban çka dush? Çka është problemi këtu? Pse institucionet duhet me i mbyllë sytë karshi njerëzve cilët janë kushtimisht “ma të fortë”? Pse duhet me pasë drejtësi selektive për një person i cili është jetim?”, është shprehur Brajshori.

Tutje, ai ka theksuar se nga publikimi i videos e vetmja gjë që duhej bërë ishte blur, por prapëseprapë kjo ka ndihmuar në zbardhjen e fakteve.

“Në qoftë se thjeshtë se kemi parë këtë video, kishte mundur që ndoshta që viktima kishte mundur të ishte agresori. Pajtohna që duhet me qenë bluur, por na ka ndihmuar shumë. Duhet të ndërrohet urgjent ky ligj sa i përket gjërave të tilla. Është jashtëzakonisht shqetësuese se një adoloshent me nëntë vepra penale të dalë me video duke shtirë me revole në ajër”, ka thënë Brajshori.

“Si dhe problemi i vetëm është pajtueshmëria e prindërve ndaj veprave të fëmijëve adoloshentë, të rinj të cilët postojnë videopërmbajtje të tilla dhe nuk reagojnë aspak”.

Madje, ai ka theksuar se “edhe në nivelin global dhuna ka prodhu dhunë”. Dhe i referohemi një thënieje të Max Webber, që ka thënë se në raste të tilla duhet të veprojmë “të ftohtë”.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika