Brenda bazës së “K9”, shembullit të partneritetit njeri – qen

Ekipi i TV Dukagjini sjell një reportazh të realizuar brenda bazës së njësisë “K9” e cila funksionon në kuadër të Drejtorisë së Njësive Speciale të Policisë së Kosovës. Instruktor të saj kanë rrëfyer lidhjen emocionale me qenët gjersa kanë demonstruar edhe shembujt të punës së tyre që lehtësojnë punën e Policisë së Kosovës

Virtytin e besnikërisë e kanë treguar çdo herë përkrah njeriut.

Por në Policinë e Kosovës, luajnë rolin e njërit prej segmenteve më të rëndësishme asistuese në operacionet policore.

Njësiti “K9” i stacionuar në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë është shtëpia e 40 qenve, të cilët vetëm të zakonshëm nuk janë.

E njësoj nuk i kanë as trajnimet.

Targeti i stimuluar po bën përpjekjen e tij për t’u fshehur.

Ndonëse i njëjti ka rënë në radarin e pjesëtarit të njësisë “K9”, ky i fundit nuk luan vendit deri sa partneri i tij të ketë dhënë paralajmërimin.

Por me mosdorëzimin e të dyshuarit, tanimë rruga është e lirë për të.

E për instruktorët, puna e vazhdueshme në ekip është çelësi i suksesit.

“Këtë punë duhet me dasht, ke t’bësh me një kafshë që është shumë shërbyese për njësinë dhe na ndihmon shumë në kryerjen e detyrave tona speciale. Me qentë e krijojmë afërsinë që gjatë punës tonë është punë ekipore. Edhe e qenit, edhe e imja. I ndihmojnë njëri-tjetrit”, tha Naser Teneqja, instruktor i njësisë patrulluese që nga viti 2004.

Për të qenë pjesë e “K-9”, një qen duhet të kalojë 17 kritere, prej të cilave dy kryesoret janë niveli i socializimit dhe karakteri i tij.

Ndërsa koha e certifikimit, varion nga aftësia e qenit.

“Ne trajnimet i zhvillojmë me qen patrullues, kërkues për lëndë narkotike dhe eksploziv ku qentë e trajnimit e kanë përafërsisht tre muaj, ndërsa ata patrullues për 4 muaj e gjysë. Disa qen mund ta përfundojnë edhe më herët, disa edhe mund të kenë ngecje”, tha Uran Dërmaku, rreshter i njësisë K9 për kufirin.

Instruktorët janë të obliguar që qentë e tyre t’i marrin edhe në shtëpi, por që ta bëjnë këtë, shtëpia e tyre duhet të ketë patjetër hapësirë të gjelbër.

Ndonëse të gjitha kushtet iu sigurohen për t’u përkujdesur për ta, Rreshter Dërmaku thotë se asgjë nuk e zëvendëson lidhjen me partnerin.

“Për të qenë pjesë e njësisë K9, s’pari duhet ta duash qenin sepse nuk e don, as puna nuk mund të bëhet në mënyrë adekuate. Fillon lidhja emocionale me qenin, po ashtu edhe familjarizimi i qenit me familjarët sepse i mbajmë 24 orë në përkujdesje”, tha Dërmaku.

Të trajnuar për të luftuar ilegalitetin, pjesëtarët qen të kësaj njësie kanë dëshmuar vetën edhe në detyra të tjera.

Në pamje të parë duket veturë e zakontë, por e njëjta brenda saj ka diçka që nuk i shpëton dot qenit të trajnuar specifikisht për lëndë shpërthyese.

Nuhatja që i bën veturës përreth, bën që qeni të ndalojë aty ku ajo ndryshon.

Tre qen të kësaj njësie po trajnohen aktualisht për të gjetur armë, polimer e para. E për njërin, tani po bëhet testimi.

“E vendosim këtu, arma gjuhet kahmos. N’këtë rast këtu e po e mbulojmë”, tha Xhelal Halili, instruktor.

Kërkimin nuk e pati të gjatë por për dallim nga të tjerët, tregues për suksesin e misionit ai ka lëkundjen e bishtit.

Disa metra më poshtë, e fshehur është edhe një sasi e substancës narkotike kokainë e cila jo më ndryshe se mostrat e tjera ilegale, nuk mundi t’i shpëtonte pastorit gjerman.

E ky i fundit, treguesin e suksesit të misionit e ka të njëjtë gjersa pret shpërblimin, topin e kuq.

Pas një operacioni të mbyllur me sukses, qentë i kthyen në kafazet e improvizuara në veturat e Policisë.

E deri në aksionin tjetër, pjesëtarët e K9 qëndrojnë në gatishmëri për t’iu përgjigjur thirrjes.

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika