Brenda dite dy raste të parandalimit të kontrabandës me mallra

Në fashtin Komogllav dhe në pikën e kalimit kufitar Dheu i Bardhë janë ndaluar automjete në të cilat janë gjetur produkte pa asnjë dokument për origjinën dhe përmbajtjen e tyre

Mallrat e kontrabanduara

Policia e Kosovës ka parandaluar dy raste të kontrabandimit me mallra të shtunën e 19 nëntorit.

“Policia e Kosovës në vazhdën e zbatimit të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet operativo-taktike në teren, ku në dy raste të ndara kanë parandaluar futjen e mallrave të kontrabanduara në Republikën e Kosovës”, shkruhet në Facebook.

Parandalimi i rastit të parë ka ndodhur gjatë mesditës në fshatin Komogllav ku njësia policore e taskë forcës nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Lindje ka vërejtur duke qarkulluar në rrugë automjetin e dyshuar Opel Astra.

Ndërsa gjatë kontrollit është vërenjtur se kishte të ngarkuar Mjaltë për të cilën i dyshuari nuk kishte asnjë dokument për origjinën dhe përmbajtjen e saj.

“Në total kanë qenë 37 paketime me nga 12 kavanoza me peshë nga 720Gr”, thuhet në njoftim.

Rasti i dytë ka ndodhur në pikën e kalimit kufitar Dheu i Bardhë, ku zyrtarët policorë pas dyshimit të shfaqur kanë ndërmarrë masa të nevojshme duke bërë profilizimin dhe kontrollin në vijën e dytë të një veture dhe si rezultat i kësaj është parandaluar një rast i futjes ilegale të mallrave me akcizë – pijeve aloolike.

Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur pije alkoolike të llojit Zhollta, Ouzo Tsantali dhe Stomaklia.

Ndërkaq pas kryerjes së procedurave fillestare, rasti është proceduar nga Dogana e Kosovës.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika