Brenda dy vjetëve, 14 aksidente në hekurudha, dy prej tyre me fatalitet

Lajmet për aksidentet janë ndër më të shpeshta që po dëgjojmë, e që nga kjo nënkuptohet se kujdesi në trafik duhet rritur. Nuk janë të rralla dhe rastet kur aksidentet ndodhin në hekurudha. Vetëm brenda dy vjetëve, kanë ndodhur 14 aksidente të këtij lloji, e që dy prej tyre ishin me fatalitet

Fotografi ilustruese

Këto ditë aksidentet me fatalitet janë bërë të shpeshta dhe kjo ngre shqetësime të mëdha te qytetarët.

Në të shumtën e rasteve, këto aksidente bëhen në mes të veturave, por nuk anashkalohen rastet kur pjesë e këtyre aksidenteve është edhe treni.

Jo më vonë se të shtunën, në fshatin Krushevë e Madhe të Klinës, një aksident trafiku në mes të një treni dhe kombi mori dy jetë.

Lexo më shumë: Vdesin dy të lënduarit nga aksidenti në mes të trenit dhe kombit në Klinë

Përmes disa përgjigjeve nga Policia e Kosovës, Dukagjini ka kuptuar se në periudhën kohore 01 janar – 10 mars 2024 kanë ndodhur dy aksidente tren – automjet, prej tyre një ka qenë me fatalitet, ku kanë humbur jetën dy persona.

Ndërsa në periudhën kohore janar – dhjetor 2023, kanë ndodhur gjithsej 12 aksidente të tilla, prej tyre vetëm një ka qenë me fatalitet.

Lidhur me aksidentin në Klinë, prokurori i Shtetit kishte dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Lexo më shumë: Prokuroria në Pejë jep detaje për aksidentin me fatalitet në Klinë

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, për Dukagjinin kishte thënë se prokurori ka urdhëruar dërgimin e trupave të viktimave në IML për obduksion.

 

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika