Brenda kazermës “Evropianët e rinj” në Pomozotin

Ekipi i RTV Dukagjinit tregon mbi eksperiencën gjatë qëndrimit njëditor brenda Kazermës “Evropainët  E Rinj” në Pomozotin

Ekipi i RTV Dukagjinit ka qëndruar një ditë brenda Kazermës “Evropainët  E Rinj” në Pomozotin. Nga atje, sjell një reportazh mbi trajnimet e qendres ndërkombëtare të kërkim- shpëtimit.

Po i marrin instruksionet e fundit përpara se të nisin edhe një ditë të re.

Disa nga pjestarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës po i pohojnë eprorit se gjithçka është në rregull për të vazhduar me detyrat e ditës.

Kjo kazerëm ushtarake emrin e ka “Evropianët e rinjë”, por pjesa e jashtme e saj në shikim të parë ngjanë me një rrëmujë.

Në këtë hapësirë përgatiten ushtarët e FSK-së për misionet e kërkim shpëtimit brenda dhe jashtë vendit.

Ky objekt i rrënuar, është gërmadha më e madhe trajnuese në botë që po vazhdon të rritet edhe më tutje.

Shumë pranë saj është një tjetër objekt në të njejtën gjendje, ku pjestarët e FSK-së  trajnohen për veprimin në fatkeqësi natyrore.

“Objekti i rrënuar ka gjithsej 7 tunele brenda dhe secili nga tunelet ka pengesa të ndryshme që gjatë realizimit të trajnimit ne I shfrytëzojmë për evakiumin e viktimave të cilat gjenden brenda”, ka thënë Albana Kozniku, kapitene.

Të tillë ka ende në Kazermën në Pomozotin.

Bëhet fjalë për këtë objekt jo krejt i rrënuar, por që ka karakter urban.

Edhe ky objekt shërben për trajnime të kërkim shpëtimit, ndërsa ndërhyrje në të janë bërë pas tërmetit në Shqipëri.

“Pas tërmetit në Shqipëri si staf i qendrës kemi bërë disa ndryshime që na shërbejnë për trajnime të kërkim shpëtimit”, ka thënë Sabri Sada, rreshter.

E që trajnimet të jenë sa më efikase, numri i paisjeve që kjo qendër posedon është mjaft i madh.

“Ne si qendër kemi paisje që shërbejnë për identifikimin e viktimave nën gërmadha, gjetjen e tyre he trheqjen apo evakuimin e tyre”, ka thënë Faton Krasniqi, rreshter.

Pak më tutje ndodhet ky helikopter, që është ndërtuar me materiale recikluese nga vetë pjestarët e qendrës, e që përdoret për evakuimin e viktimave gjatë trajnimeve.

Pjesë e kësaj hapsire janë edhe këta vagona përmes të cilëve ushtarët trajnohen për aksidente hekurdhore.

E kjo hapsirë boshe, e tillë nuk do të mbetet përgjithmonë. Këtë vit këtu do të ndërtohet pishina, ku pjestarët do të trajnohen për zhytje.

Ndërtimi i saj po konsiderohet se do të kompletojë Qendrën Ndërkombëtare të Kërkim Shpëtimit.

Ndërkohë, këtu është Klasa Fushore, prej ku ushtarët marrin ligjërata në hapësirat e jashtme, teksa familjarizohen me objektet trajnuese, në të cilat do të ndjekin praktikën më vonë.


“Të gjitha këto trajnime janë me rrezikshmëri të lartë, por duke pasur parasysh eksperiencën e instruktorëve, atëherë të gjitha procedurat e sigurisë janë në nivel  pjestarët janë të motivuar dhe i zbatojnë detyrat në bazë të misionit që kemi “, ka thënë Valdrin Kelmendi, rreshter.


Se rrezikshmëria këtu është e lartë e dëshmon edhe kjo stërvitje e pjesëtarëve të FSK-së, që po bëjnë zbritje taktike nga Kulla e Repilimit 18 metërshë e lartë.

Gjithë këtë qendër e udhëheq një person që nuk është i nacionalitetit shqiptar.

Bëhet fjalë për britanikun John Done, që ka lëvdatat për djemtë e vajzat nën uniformën e FSK- së.

“Ne kemi inkruajuar të huajt që të na vizitojnë pastaj kur kanë ardhur dhe e kanë parë, ata pastaj vinin tek ne duke shprehur dëshirë për ti përdorur paisjet tona. E njejta gjë ka ndodhur me Mbretërine  Bashkuar që kanë qenë këtu para 2 javësh,  perafersisht 100 persona në trajnim, 2 vite më parë kur i kam kontaktuar kanë thënë se nuk jemi të interesuar, jeni të vegjël dhe pas dy viteve, ju kemi thënë që kjo është cfarë kemi ne sot dhe kur kane ardhur për të parë janë shokuar. Ata I kanë thënë Ministrit Mehaj cfarë keni ju në Kosovë është më mirë se në Mbretërinë e Bashkuar. Deri tani kemi pasur ushtarët nga Shqiëpria nga Maqedonia e Veriut, bullgar dhe nga Mbrëtria e Bashkuar”, ka thënë John Done, Drejtor i QNTKSH-së.

Në këtë qendër të trajnimeve  ushtarake që ka karakter ndërkombëtarë pritet të vijnë për trajinime edhe holandezët, ndërsa këtu ka pasur një frenim të intensitetit të punëve për shkak të pandemisë COVID-19.

 

 

 

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika