“Detaje për vrasje, vrasje politike, krime të ndryshme, nga rrëmbimet deri tek hilet në biznes, bashkëpunim me prokuror të Serbisë, bashkëpunim me prokuror të EULEX-it e bashkëpunim me hetues të këtij misioni”…

Kjo është vetëm një nga 5 episodet që nisin nga sonte në Debat Plus në televizionin Dukagjini.

Bëhet fjalë për serinë e emisioneve rreth njërit prej figurave më kontroverse në drejtësinë e pasluftës – Nazim Bllaca.

Brenda laptopit të agjentit të dyfishtë, për pesë net radhazi do të sjell dhjetra dokumente, përgjime, biseda që dëshmitari bashkëpunues i EULEX-it i zhvillonte me shumë njerëz e burimin dhe përfundimin pastaj  e kishin në Beograd.

Secili episod do të sjell nga një pjesë të enigmës që gjatë e ka rrethuar këtë person, që publikisht doli për herë të parë duke folur për disa prej rasteve me të ndjeshme – vrasjet politike të pasluftës.

 
Pos bashkëpunimit të tij me EULEX-in, në pesë episodet e Debat Plusit, do të kuptoni shumë detaje edhe për komunikimet e Nazim Bllacës me prokurorë e zyrtarë tjerë serbë, bashkëpunimin e tij e përgatitjet që i bënin edhe për Gjykatën Speciale.

Seria “Brenda laptopit të Bllacës- nga kush kontrollohej agjenti i dyfishtë?”, transmetohet nga sonte deri të premten në Debat Plus me Ermal Pandurin nga ora 21.