Brenda një muaji mbi 20 mjekë janë larguar nga Kosova, Sejdiu:Për 10 vjet spitalet do të fillojnë të mbyllen

Kohët e fundit, është diskutuar si një dukuri mjaft shqetësuese ikja e mjekëve nga Kosova. Ekspertët e kësaj fushe thonë se profesionistët shëndetësorë po detyrohen të emigrojnë jashtë vendit për shkak të pagave të ulëta.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se mjekët po ikin nga vendi për punë dhe një jetë të dinjitetshme.

“Diku 48 mjekë vetëm muajt e fundit janë larguar nga Kosova. Ata po ikin për shkak të kushteve dhe mospërkrahjes nga Qeveria, po largohen për punë dhe jetë të dinjitetshme”, tha Zemaj.

Se Kosova po mbetet pa mjekë, e ka thënë edhe Kryetari i Odës së Mjekëve në Kosovë, Pleurat Sejdiu, duke shtuar se brenda 10 vjetëve, spitalet do të mbyllen. Ai, ndër të tjerash, ka thënë se “Brengosëse nuk është vetëm numri, sepse mbi 20 mjekë janë larguar vetëm gjatë këtij muaji. Numri i tyre që presin largimin është shumë më i madh. Mbi gjysma e tyre janë në specializime dhe nuk janë të kënaqur me atë çka ofron shteti për shkollimin e tyre.”

“Ne jemi duke mbetur pa mjekë dhe brenda 10 vjetëve spitalet tona do të fillojnë të mbyllen deri atëherë. Për dhjetë vjet, 1300 vetë do të pensionohen. Ne kemi një sistem që nuk ofron kushte të mjaftueshme për punën e mirëfilltë të mjekëve dhe sigurinë në punën e tyre”, thekson Sejdiu.

Zemaj i bën thirrje Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë që sa më shpejt ta sjellin Ligjin e Pagave për miratim në Kuvend, ndryshe si deputetë do të marrin iniciativa ligjore.

“Nuk e dimë se sa është duke u punuar sa i përket Ligjit të pagave,por e dimë se nuk është duke u bërë asgjë në kuptimin e asaj që nuk ka as diskutim publik. Ajo çka kemi parë vitin e kaluar në strategjinë legjislative është dëshmuar se nuk është përfunduar dhe nuk është arritur as të niset një procedurë e tillë, qoftë për hartimin e Ligjit të pagave dhe për sigurime shëndetësore. Është proklamuar që do të sillet, por nuk është sjellë as njëra, as tjetra’’.

“Në kërkojmë zgjidhje për të qenë korrekt me pagën meritore ata të cilët nuk e kanë tani më. Kur të jesh i mbyllur dhe kur nuk je transparent me popullin tënd, atëherë ngritën dilema që nuk është duke u bërë asgjë. Duhet guxim, veprim dhe koordinim të plotë për të gjetur më të mirën e mundshme. Asnjërën nga këto nuk po e bënë qeveria dhe as Ministria e Shëndetësisë. Andaj, ne thërrasim që në mënyrë të shpejtë të ketë koordinim, përndryshe ne duhet të marrim iniciativa ligjore si deputetë të këtij Kuvendi qoftë për Ligjin për shëndetësi, qoftë për Ligjin për sigurime shëndetësore dhe Ligjin për paga”,thotë ish-ministri Zemaj.

Kurse Dreshaj, ka thënë se ligjet janë në proces, mirëpo, fatkeqësisht, ka shumë vonesa deri në miratimin e tyre.

Pritet nga Kuvendi i Kosovës të ndërmerren sa më shpejt masa për këtë çështje.

Shija e redaktorit

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Osmani: Historia e nënë Ferdonijes duhet të shërbejë si kujtesë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur mbi historinë e nënës Ferdonije Çerkezi, e cila ka humbur katër djemtë e saj dhe bashkëshortin gjatë...

Shqipëria performon më 9 maj në Eurovision

Festivali evropian i këngës "Eurovision" ka publikuar listat me shtetet që do të performojnë në dy gjysmëfinalet e këtij viti, më 7 dhe 9...

Të fundit nga rubrika