Brenda një valixheje në Zelandë të Re gjenden mbetje njerëzore

Policia e Zelandës së Re ka thënë se është duke hetuar rastin, ku një familje, nga një valixhe që e kishin blerë në depo kishin gjetur mbetje njerëzore

Fotoilustrim

Një familje ka gjetur mbetje njerëzore në valixhet që blenë në një ankand. Banorët e një shtëpie në ‘South Auckland’ bënë zbulimin e frikshëm pasi shpaketuan sendet e blera në banesën e tyre. Policia e Zelandës së Re është duke hetuar rastin.

Autoritetet policore kanë nisur hetimet për vrasje dhe po punojnë për identifikimin e eshtrave.

Familja dyshohet se nuk ka qenë e përfshirë në ngjarje dhe mësohet se familja kishte shkuar në njësinë e magazinimit dhe kishte blerë një ngarkesë me mallra. Në këto blerje përfshiheshin edhe valixhet.

Disa fqinjë të familjes raportuan edhe për një “erë të keqe” që dilte nga prona përpara se të arrinte policia. “E kuptova menjëherë dhe mendova, nga vjen kjo?” ka thënë detektivi Tofilau Faamanuia Vaaelua duke iu referuar pronës së banorëve, raporton BBC.

Pamjet e publikuara në gazetën Stuff të Zelandës së Re treguan një rimorkio të parkuar në rrugën e përparme të pronës, ndërsa policia kryente hetimet e saj.

Ata shtuan se duke pasur parasysh “natyrën e zbulimit”, do të duhej kohë që të afërmit të informoheshin për zhvillime të rastit

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika