Brenda rregullave, afër absurditetit – afati kalimtar i Chelsea-t

Rekordi për transferimin më të shtrenjtë në Angli, afër 500 milionë euro të shpenzuara, kontrata marramendëse me mbi 7 vite jetëgjatësi – këto ishin  vetëm disa nga ndodhitë në këtë afat kalimtar të janarit, ku pikë e fokusit ishte Chelsea me në krye Todd Boehly.

120 milionë euro për transferimin e Enzo Fernandez në ditën e fundit kalimtar të janarit.

100 milionë euro për transferimin e Mykhailo Mudryk, një talenti nga Ukraina i cili deri në ditën e prezantimit te blutë e Londrës, publikisht tregoi se është tifoz i rivalëve të kryeqytetit, Arsenal.

Shtuar këtyre, Todd Boehly shpenzoi shifra të konsiderueshme edhe në transferimet tjera – Benoit Badiashile, David Datro Fofana, Andrey Santos, Noni Madueke.

11 milionë euro për një huazim gjashtë mujor të Joao Felix dhe huazim i Malo Gusto nga Lyon-i.

Për ta bërë një krahasim, në këtë merkato Chelsea ka shpenzuar më shumë se e gjithë Premier Liga gjatë janarit të vitin 2022.

Pyetja më e madhe që ngritet nga të gjihtë, është se pse nuk po ndërhynë rregulli i Fair-Play financiar?

Edhe pse arritën që t’i mposhtin rivalët në çdo aspekt të afatit kalimtar, Chelsea beson se është e sigurt dhe asnjë dënim nuk do të jetë në drejtim të tyre.

Londinezët kanë shpërndarë pagesat e transferimeve në disa këste të gjata dhe interesi i madh që të tjerët shfaqin për akademinë e tyre ka arritur që t’i sjellë klubit mjaftueshëm që të jetë në kufi të rregullave.

Për shembull, te rasti i Enzo Fernandez – blutë kanë lexuar aq mirë rregullat sa që në këtë pikë i kanë paguar klubit portugez, Benfica një shumë të madhe të 120 milionëshit, por pjesën e mbetur do të fillojnë ta paguajnë pas pesë viteve, me këste shumë të lira.

Të njëjtën gjë, blutë e kanë bërë edhe me Mykhailo Mudryk.

Si është shmangur investigimi? Nëpërmjet kontratave të gjata, 8 vite e gjysmë edhe për Fernandez edhe për Mudryk, e 7 vite e gjysmë për Badiashile blutë kanë arritur që të krijojnë një afat për pagesat në kohë më të gjatë, duke arritur të shfrytëzojë hapësirën më të madhe në rregullin e Fair Play financiar.

Po ashtu, përmes shpërndarjes së shifrave në këste afatgjate, blutë kanë arritur të përmbushin kërkesën që shpenzimet të mos jenë më shumë së 70% e të ardhurave vjetore.

Tash, pas këtyre lëvizjeve nga Chelsea, UEFA dhe FIFA kanë vendosur të vendosin një limit për jetëgjatësinë e kontratave, që do të jetë 5 vite.

Por, në asnjë mënyrë, Chelsea nuk mund të goditet nga shtëpitë e futbollit, për shkak se aktualisht asnjë ligj nuk ndalon që këto mënyra të përdoren.

Dinakëri apo jo, Boehly ka arritur që të ndërtojë një ekip tejet të qëndrueshëm për Graham Potter, e tash si duket synimi është vetëm një – triumfi në UEFA Champions League.

Duke marrë parasysh që blutë aktualisht ndodhen në vendin e dhjetë në Premier League, atëherë rrugë më e lehtë për të luajtur në UEFA Champions League sezonin e ardhshëm, duket vet kompeticioni më i rëndësishëm për klube.

Afat kalimtar si ky, vështirë të shohim edhe një herë.

 

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika